• |
ide | kryesore

Sandra Bullock zbulon momentin e sikletshëm gjatë xhirimeve të ‘The Proposal’

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktorja e njohur Sandra Bullock ka zbuluar së fundmi një incident të ndodhur në xhirimet e filmit të vitit 2009 “The Proposal”.

Në një intervistë të fundit në podcast-in “About Last Night” me Adam Ray, Sandra rikujtoi momentin e sikletshëm në xhirimin e një skene të filmit kur të dy ata ishin nudo. “Ryan dhe unë e kemi njohur njëri-tjetrin që kur ishim adoleshentë. Ne njihemi prej shumë kohësh. Atë ditë na u desh të bënim skenën e zhveshur dhe… kishim një set të mbyllur, që do të thotë se askush nuk lejohet të jetë aty, vetëm ekipi për flokët dhe grimin vijnë brenda.Kur ata thoshin ndërprite, ne nuk mund të lëviznim. Ai ishte në shpinë me gjunjët lart dhe unë jam në dysheme thjesht duke u mbështetur në gjunjët e tij, vetëm duke pritur dhe ju nuk doni të shikoni dhe ne nuk mund të lëviznim vërtet. Pastaj, dëgjoj Anne Fletcher nga errësira duke thënë: “Ryan, ne mund të shohim pjesët tua intime!” Unë mendoj: “O Zot!” sepse ju doni të shikoni poshtë, por i thashë vetes: “Mos shiko poshtë. Mos shiko poshtë”, u shpreh Bullock.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *