• |
ide | kryesore

“Seks me zv/kryeministrin, gruaja e tij ishte në shtëpi”: rrëfimi i tenistes që rrezikon jetën

-Instant, Sport



Më 2 nëntor, pas publikimit të këtij postimi, tenistja Peng Shuai u zhduk nga sytë e publikut. Më pas ajo u rishfaq me një buzëqeshje paksa të tendosur, ndërsa i jep cmimet disa fëmijëve në një turne, pa larguar dyshimet për gjendjen e saj. I gjithë faji i atij postimi në të cilin ajo akuzoi një zyrtar të lartë të partisë kineze për abuzim me të. Një histori e gjatë dhe e detajuar, e hequr menjëherë nga rrjetet sociale, por jo pa u siguruar nga media.

Numri 1 i botës Novak Djokovic u pajtua me vendimin e WTA për të pezulluar turnetë në Kinë derisa të ketë më shumë informacion mbi gjendjen e lojtares kineze Shuai Peng: “Shëndeti është gjëja më e rëndësishme, nuk kemi informacion të mjaftueshëm se si është ajo.”

POSTIMI NË RRJET — “Nuk është e lehtë të flasësh, por dua që të merret vesh. Deri në çfarë mase ndihem hipokrite. E pranoj që nuk jam një vajzë e mirë, në fakt, jam një vajzë e keqe, shumë e keqe. Rreth tre vjet më parë ti, zëvendës kryeministër Zhang Gaoli, dole në pension dhe i kërkove Dr. Liu, nga Qendra e Tenisit Tianjin, të më kontaktonte për të organizuar një ndeshje tenisi me mua në hotelin Kangming në Pekin. Pasi luajtët tenis në mëngjes, ti dhe gruaja juaj Kang Jie më morët në shtëpinë tuaj. Më pas më çove në një dhomë dhe, ashtu si në Tianjin më shumë se dhjetë vjet më parë, më the se doje të bëje seks me mua. Isha shumë e frikësuar atë pasdite, nuk e prisja të ndodhte kështu, me një roje jashtë derës, sepse ishte e pamundur të besoja që gruaja jote do të pranonte një gjë të tillë. Ne kishim bërë seks një herë, shtatë vjet më parë, dhe më pas ju shkuat në Pekin për të marrë pjesë në Komitetin e Përhershëm të Partisë Komuniste. Prej kohësh e kisha varrosur historinë tonë në zemrën time, pasi ju nuk kishit ndërmend të merrnit asnjë përgjegjësi. Po atëherë, pse erdhe të më kërkosh përsëri, të më cosh në shtëpinë tënde dhe të më detyrosh të bëj seks me ty? Nuk kam asnjë provë dhe ishte e pamundur të ruaja ndonjë gjurmë të asaj që ndodhi. Atë pasdite, në fillim të thashë jo dhe shpërtheva në lot. Kam darkuar me ty dhe gruan tënde, Kang Jie. Vazhdove të flisje dhe të thoshe kaq shumë gjëra, për të më larguar mendimet nga truri. Pas darkës më the se nuk më kishe harruar kurrë në ato shtatë vjet dhe se duhej të isha e dashur me ty, e kështu me radhë… Më kishte pushtuar paniku, por u dorëzova. Po, kemi bërë seks. Që nga ajo ditë ndjeva që dashuria të lulëzonte sërish për ty (…). Edhe duke rrezikuar jetën, dua të them të vërtetën për ty. Mbrëmjen e 30 tetorit 2021 u grindëm. Ju thatë se do të shkonim në shtëpinë tuaj pasditen e 2 nëntorit për të sqaruar gjithçka. Sot në mesditë më telefonove për të më thënë që je shumë i zënë dhe se do të dëgjoheshim më vonë. Dhe ju u “zhdukët” sërish, siç u bëtë shtatë vjet më parë. Ju thatë se nuk kishte asnjë angazhim mes nesh. Gjithmonë kishe frikë se mos merrja me vete një magnetofon për të mbledhur prova. Nuk kam asgjë për të vërtetuar se çfarë ka ndodhur, as audio dhe as video, vetëm përvoja e vërtetë e jetës sime është kthyer përmbys. Por edhe nëse rrezikoj të denigrohem, si një vezë e përplasur në shkëmb, unë jam gati të them të vërtetën për ty. Do ta mohosh ose do të kalosh në kundërsulm. Unë jam një vajzë e keqe që nuk e meriton të bëhet nënë. Ti je baba i një djali dhe një vajze. Pas gjithçkaje që ke bërë në këtë jetë, a do të mund t’i shikosh në fytyrë me një ndërgjegje të pastër?”



4 Comments

  1. Hiq dore o Vjola se le nam.70 vjece,gjyshe.Te gjitha mesa,Mesa, te jane pare dhe ne telefonT e ndryshem qe flet.Jetoj ne Zvicer e cfar nuk thone per ty

  2. Keta jane perverset e kuq
    Te semure ne mish dhe shpirt.
    Bisha dhe kancer i njerezimit
    Kur perdhunojne kampionet e rraces se vet….
    Imagjino ca u punojne Ujgureve e rracave te tjera.
    Monstra te semure si lenin stalin mao kurvi jone dhe tjera gonorre te pista.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *