• |
ide | kryesore

Sherr me thika mes shqiptarëve në Itali, plagosen dy adoleshentë

-Instant, Arkiva, Lajme
biznesmeni, Itali, Campania, karabinieri



Një sherr i madh me thika shpërtheu mbrëmë në zonën Fortezza da Basso në Firence, me protagonistë disa të rinj shqiptarë.

Dy 17-vjeçarë kanë mbetur të plagosur, njëri në këmbë, tjetri në brinjë.

Duket se shkak për sherrin ka qenë ndonjë fjalë që nuk është pritur mirë për të dashurat, pastaj nga fjalët kanë kaluar te veprat. Për të dy parashikohet një kurë prej 15 ditësh, pa probleme të rënda.

‘Dy minorenë të therur me thika mbrëmë pikërisht nën rrugën e re panoramike në Fortezza. Shyqyr që kryebashkiaku Nardella deklaroi që ndërtimi i saj do të shërbente për rikualifikim të zonës e për të larguar kriminelët e shpërndarësit e drogës’, deklaroi Federico Bussolin, kreu i grupit të këshilltarëve të Lega Nord në bashkinë e Firences.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *