• |
ide | kryesore

Soni Malaj ngre dyshime për ndarje nga partneri

-Instant, Paparazzi, Slider



Soni Malaj gjithmonë ka qenë disi e rezervuar rreth jetës së saj private.
Dihej se ajo ka një lidhje 6-vjeçare me partnerin e saj të quajtur Klevi, i cili është edhe më i vogël se ajo.

Shpesh ka pasur zëra për kriza rreth çiftit, për të cilat Soni nuk është prononcuar, por kjo video në TikTok duket se u vendos ‘kapakun’ të gjitha dyshimeve.
Ajo vendosi të bënte trendin: Are you single? (A je beqar/e?)
E kësaj pyetje në video i është përgjigjur me ‘po’ (yeah).
Video Player

00:00
00:13

Kujtojmë se Soni gjithmonë u është shmangur pyetjeve për Klevin.
E ftuar te emisioni ‘Rudina’ me Rudina Magjistarin ajo refuzoi të përgjigjej për Klevin.

Gjatë bisedës ajo u pyet për partnerin e saj,mirëpo me gjithë këmbënguljen e Rudina Magjistarit për të mësuar diçka për Klevin dhe se si e priti ai këngën e saj në edicionin e fundit të Këngës Magjike, Soni refuzoi të përgjigjej. Ndonëse moderatorja e pyeste gjithmonë për Klevin, Soni përgjigjej për familjen e saj dhe nuk e përmendi partnerin.
Soni tha se nuk dëshiron të flasë për jetën e saj private.
Më përpara edhe ‘Gazeta Panorama’ ka shkruar rreth një krize të mundshme rreth çiftit, e mesa duket ata nuk i kanë zgjidhur dot problemet mes tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *