Një studim i ri sugjeron se arsyet se përse dikush tradhton mund të dallojnë në bazë të gjinisë.
Një anketim i cili ka përfshirë 2.000 amerikanë dhe evropianë, ka zbuluar se arsyet prapa tradhtisë te meshkujt dhe femrat janë krejtësisht ndryshe.
Kur ishin pyetur se përse e kishin tradhtuar lidhjen, femrat amerikane dhe ato evropiane e kishin pasur përgjigjen e njëjtë: Ndiheshin se partneri nuk po u kushton vëmendje mjaftueshëm!
Pra shumica e arsyetimeve se përse gratë tradhtojnë kanë qenë të ngjashme mes tyre, duke thënë se personi me të cilin e kanë tradhtuar partnerin ka qenë gjithmonë aty për to, dhe se gjithmonë kanë pasur dyshime për lidhjen.
Por kur meshkujve u është bërë e njëjta pyetje, përgjigjet kishin qenë më ndryshe. Meshkujt evropianë dhe amerikanë kishin thënë se e kishin tradhtuar partneren për shkak se dikush tjetër kishte qenë shumë atraktive/joshëse!
Arsye tjera se përse meshkujt kanë tradhtuar, kanë qenë mungesa e seksit të mjaftueshëm në lidhje, janë ngacmuar shpesh nga femra atraktive, etj.
Duke u bazuar në këtë anketim, ekspertët thonë se meshkujt janë më të përqendruar në aktin e tradhtisë fizike, ndërsa femrat tradhtojnë emocionalisht!
Përndryshe, autorët e studimit kanë treguar se gratë kanë më shumë vetëkontroll sesa meshkujt.
Po ta pret mendja kur burri nuk tregon kujdes ndaj gruas gruaja do shkoje me dike tjeter.Aq me teper kur shikon qe burri po e tradheton ,ajo do ta marrihakun.
Burri tradheton kur gruaja eshte bushter dhe nuk di te mbaj nje burre
Me pelqeu ky koment
Baxhella eshte baxhelle dhe kurre nuk behet e ndershme. Femra e ka djallin ne shpirt
Gruaja behet buster kur e shikon burrin qe po I merr kot me female ndyresira,baxhele.