• |
ide | kryesore

‘Terrori’ në Lezhë/ Identifikohen personat që mësynë në lokal të armatosur dhe me maska, mes tyre nipi i deputetit të Partisë Socialiste

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia ka sqaruar ngjarjen e ndodhur në Lezhë, më atë 13 nëntor të këtij viti, ku persona të armatosur dhe të maskuar hynë në një lokal në fshatin Zejmen dhe kontrolluan personat që ndodheshin brenda, duke iu kërkuar dokumentet e identifikimit. Mësohet se janë identifikuar dhe shpallur në kërkim 3 autorët e dyshuar të ngjarjes. Ata janë: R. Rr., 28 vjeç, A. D., 31 vjeç, banues në Fushë Krujë dhe R. B., 29 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë, me precedentë të mëparshëm kriminal në fushën e krimeve ndaj personit, armëmbajtjes pa leje dhe narkotikëve, të cilët menjëherë pas ngjarjes janë larguar jashtë vendit.
Një prej autorëve, 28-vjeçari Ramazan Rraja, është nipi i deputetit të Partisë Socialiste Rahman Rraja.

Në një njoftim për mediat, bëhet me dije se shkak i ngjarjes ka qenë një konflikt ndërmjet kushëririt të pronarit të lokalit, i cili nuk ndodhej në ato momente në ambientet e lokalit, dhe një shtetasi që është mik i tre personave që hynë të armatosur në lokal.

“Po në vijim të veprimeve, menjëherë pas publikimit të videos në media dhe rrjetet sociale, nga shërbimet e Policisë është bërë i mundur identifikimi i të gjithë shtetasve që ndodheshin në lokal, të cilët në vijim të veprimeve hetimore janë proceduar penalisht për veprën penale “Moskallëzim krimi”, njofton policia.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja” e mbetur në tentativë, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”, e mbetur në tentativë, të kryera në bashkëpunim.



11 Comments

    1. O qorr, nuk është deputete (femër), o idiot është nipi Rahamn Rahjes, deputeti kriminel i Fushë Krujës.

  1. Ore keta nipat e rraje rrockes shume Trima na qenkan
    Te vije sala prap dhe I qine ne byth gjith keta hurraker

  2. Perseri Rrajat dhe perseri nuk do u hyje gjemb ne kembe si cdo krimineli qe mbeshtet rilindjen. Dhe per sa kohe keta e te tjere si keta te jene mbi shtetin, nuk ka per tu vendosur kurre rendi dhe qetesia

  3. Berisha është komunisti më i keq i diktaturës, lufta e tij është personale. Në Shqipëri nuk ka pluralizëm mendimi, Berisha u kthye pasi u shpall Non-Grata. Ligjërimi i Berishës është histerik dhe nuk ka çfarë ti ofrojë partisë

  4. Besoj se është nder për socialistët që kanë mes tyre një familje të ndritur si Rrahja që i del emri në dhunë ,përdhunim, drogë, vrasje ….etc
    E dimë të tërë që meqë Sala kishte kapur oligarkët e bosët e vjedhjes ….Edi Rama shkoi e kapi ça kishte mbetur xhepistë rruge, të fortë lagjesh, trafikantë droge, kodoshë prostitutash,….etj. Rraja është është një prej këtyre prurjeve të reja në PS.

  5. Eja Berisha tregoja vendim ketyre mamlukeve qe grabit, kerceno, perdhuno e vrit e sdun me ja dite per ligj e shtet.

    1. Po ca Berishe thu ti ore, beju biografine te gjithe ketyre te forteve e do shikosh brez pas brezi 100+ vjet problematik.

      Kur nuk i rregulloje koha, dulla, demonkracia do ti rregulloje Sala?

      Sala te rregulloje nje here veten, te heqi nongrada ne qeverine tjeter te amrikes, te dali ne pension, tja leje pd brezit tjeter, pa keto vemje neokomuniste qe ju del emri ketu apo atje jane ketu e 100 vjet ne histori problematik.

      Troc, nuk na rregullo asgjo e askush. Vec me nderru ADN? na premtoje Amrika se do na beje njerez me dinjitet po lesh po bohemi. Po perpiqen servilet ne maksimum ta pomojne uraganin e ndryshit por lesh po bohemi prapseprap.

      Sala do beje mire te dali ne pension pasi ti rregulloj gjonat e veta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *