• |
ide | kryesore

Testi i drogës/ Dalin rezultatet për Shkodrën: 12 efektivë policie rezultojnë përdorues

-Instant, Lajme, Të fundit

12 efektivë të policisë vendore të qytetit të Shkodrës kanë rezultuar përdorues të lëndëve narkotike. Kjo procedurë, e nisur përpara disa ditësh në disa drejtori në vend, është bërë në kuadër të zbulimit nësë ka persona që mbbajnë uniformën e Policisë dhe janë konsumatorë droge. Nga testet e kryera nga vetë Policia e Shtetit, këto kanë qenë rezultatet e nxjerra për qytetin verior. Ajo çfarë pritet më pas është që këta efektivë të largohen nga radhët e policisë.
Ndërkohë, për rezultat e nxjerra ka patur shumë kontestime dhe disa prej policëve që kanë rezultuar përdorues të drogës thonë se ata vetëm janë duhanpirës e nuk përdorin lëndë narkotike. Ndër ta ka patur edhe persona që pritet të ngrenë padi ndaj klinikës që ka kryer testimet. Në këtë qytet janë testuar rreth 80 efektivë policie dhe nga ata që kanë rezultuar pozitivë vihet re se shumica janë të moshës mbi 50 vjeç.


3 Comments

  1. Kjo është policia që duam bashkëpuntor në krim dhe shitje droge ah mor popull legen idiot çka pret deri sa të asgjësohen e gjith rinia jeni turpi i Europës mor debila

  2. Bojini testin qeverise se besoj do dalin 40% hajdut e drogmen, thone se ekstaza e pushtetit shoqerohet gjithmone me terheqje te forta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.