• |
ide | kryesore

U padit nga deputetja Grida Duma, SPAK kërkon pushimin e çështjes kundër kryebashkiakut Veliaj

-Instant, Lajme, Të fundit



Prokuroria e Posaçme ka kërkuar pafajësi për kryebashkiakun Erion Veliaj në procesin ku ai është paditur për “shpifje” nga deputetja e PD-së, Grida Duma. Sipas prokurorit Behar Dibra, kryebashkiaku nuk ka kryer vepër penale. SPAK thotë nuk ka konsumuar elementët e veprës penale të shpifjes. Padia për “shpifje”, e bërë nga deputetja e Partisë Demokratike, ka lidhje me deklaratat e Veliajt, i cili e ka cilësuar deputeten si trafikante apartamentesh dhe të dënuar për “mashtrim”. Këto deklarata, kryetari i Bashkisë Tiranë, i ka bërë pas akuzave të ngritura nga Partia Demokratike ndaj tij për lidhje me mafien italiane.

Gjykata tërhiqet për vendimin përfundimtar, i cili do të shpallet më 13 dhjetor, ora 15:30.



6 Comments

  1. Se kuptoj arësyen që ska bërë vepër penale sepse Pd ka akuzuar Veliajn!!!!Ore Duma e ka hedhur në gjyq privatisht e çpunë ka me Pd!!Padija është individuale dhe për atë gjykohet. Të vertetoj ato akuza ndaj Dumës. Aspak i partisë!!!!

  2. Sdi ke te besoj, KAPS apo Kimeten?

    Petrika SHOW anyway.

    Jam me Amriken ne fund te dites, se keshtu e duan interesat dhe pazaret e shqiptarise.

    Kam besim se USA do mi beje detyrat e shtepise e nuk do marr 2sh ne provim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *