• |
ide | kryesore

Akuza dhe kërcënime mes Jamarbër Malltezit dhe Florenc Hoxhës për çarjen në PD

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Përplasja mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës janë reflektuar edhe mes demokratëve.

Së fundmi në një debat në rrjetet sociale janë përfshirë ish-kreu i policisë Bashkiake të Tiranës Florenc Hoxha dhe dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezi.

Ata kanë nisur të debatojnë me njëri tjetrin ndërsa në fund kanë përfunduar me kërcënime.

Debati i plotë:

Abi Malltezi: Veç në diktatura korruptive ndodh që qeveria blen dhe opozitën, ndan plaçkë duke vjedhë çfarë t’i dalë përpara përfshi portin e Durrësit

Florenc Hoxha: Çfarë mund të na thuash për RBS besoj se e di kush e menaxhon dhe kush i merr tortën e majme dhe kush e ka shpikur.

Abi Malltezi: Kunati besoj?

Florenc Hoxha: Thuaj një herë të vërtetën, në mos po ta them unë.

Abi Malltezi: Kunati dhe lepirësit si ty besoj. Kaq. Lëpirëse të Ramës jeni bo..

Florenc Hoxha: Mendoje mirë kur më thua mua lëpirës së mund të vijë keq kur të fillojë dhe të shkruaj dhe të bëj publike ndonjë sms në bbm. Sa për lëpires i Ramës je ti se gjatë këtyre viteve nuk ta kanë terrorizuar familjen ty po mua Rama, po mati mirë fjalët kur më thua mua lëpirës i Ramës./Lapsi.al



11 Comments

  1. Për herë të parë, me zë dhe figurë, “Fiks Fare”, publikoi mbrëmjen e së martës (7 dhjetor 2021) dëshminë e mjekes, të ndarë nga jeta në vitin 2011, e cila tregon se njeriu kryesor për dëbimin e saj ka qenë ish-kolegu Sali Berisha, me të cilin në atë kohë kishte edhe një raport njerëzor. Ndërkohë, 9 kolegë dhe të njohur të saj, kanë treguar ndër vite për kamerën e emisionit investigativ të gjithë historinë, ku e përbashkëta e tyre ka qenë vetëm një emër; ish-Presidenti dhe ish-Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

    1. mashtrim total sepse zonja ne fjale ishte qelbesira me e madhe e shqiperise prandaj mos bini ne gracka, e kam pasur te familjes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *