• |
ide | kryesore

Ambasada amerikane zbulon pse vjen Escobar në Tiranë!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ambasada e Shteteve të Bashkuara në vendin tonë, me anë të një postimi në Facebook, ka zbardhur axhendën e Gabriel Escobar, i dërguar i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor që do të vizitojë Tiranë pas dy ditësh. Ai do të takohet me Kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe ministren e Jashtme, Olta Xhaçka. Por në mesazhin e ambasadës përmenden edhe Urdhrat Ekzekutivë të Presidentit Biden, një prej të cilëve shpalli “non grata” Sali Berishën. Sipas njoftimit Escobar do të diskutojë në lidhje me vendosmërinë e SHBA-ve për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmërinë, dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në vendet e Ballkanit Perëndimor.

MESAZHI I PLOTË I AMBASADËS:

“Më 9 dhjetor, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar do të zhvillojë vizitën e tij të parë në Shqipëri, me qëllimin për të thelluar miqësinë tonë të ngushtë, e mbështetur në vlerat e përbashkëta demokratike. Escobar do të takohet me Kryeministrin Rama, Ministren e Jashtme Xhaçka, Kryetarin e Partisë Demokratike Basha dhe udhëheqës të tjerë për të rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për demokracinë e Shqipërisë, integrimin në BE, bashkëpunim më të fortë në mbrojtje dhe mundësi për tregti e investime. Ashtu siç shkruhet në Urdhrat Ekzekutivë të Presidentit Biden, Escobar do të diskutojë gjithashtu edhe mbi vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane në Tiranë.



15 Comments

    1. Langaraqët si ju, i urrejnë tipat e fortë si Berisha, por njerëzit me personalitet, vendet demokratike ku SHBA, janë modeli, gjithmonë i kanë vlerësuar dhe respektuar tipat që nuk kanë frikë të përballen qoftë edhe me numrin 2 të SHBA.

  1. Një shenjë e mirë është se nuk vjen për të nxitur vazhdimin e ramaformës në drejtësi. ky më duket se është moment kthese.

  2. Te mare dhe ate matufin per dore se vete ver ne uje do bej usa ka humb interes ne ballkan shikoni ne Bosnje takon dodik e bejne punen me gurvernatoren koreane v.k.

  3. Eskobar do te vizitoj parcelat dhe laboratoret e droges ne Shqiperi i shoqeruar nga zonja Kim.Ne koferencen per shtyp do te falenderoje Qeverine per arritjet e jashtezakonshme ne kete fushe.

  4. Prandaj nuk me kishte zene gjumi se do vinte i derguari i Sorosit. Apo do takoj keta drogaxhinjte e Tiranes.

    1. Namyti Llumi Bastardit Komunistit Sali.
      A nuk eshte Saliu nje ish komunist i bastarduar? A ka ndonje bir kurve ta mohoje kete fakt?

  5. Kur u bet ju kulishet e kuq me USA te mo ju shkerdheft familjet USA te, Sa te pa fytyr jeni mo amon. Sikur te heshtni jeni me te mire o palaqo njerez.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *