• |
ide | kryesore

Biden dhe Putin pritet të mbajnë bisedime të tensionuara

-Instant, Lajme, Planet



Presidenti amerikan, Joe Biden dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin pritet të mbajnë një raund të tensionuar bisedimesh, pas rritjes së tensioneve për shkak të grumbullimit të ushtrisë ruse në kufirin ukrainas, të ardhmes së NATO-s në rajon dhe kërkesave të sigurisë që ka Rusia. Takimi i 7 dhjetorit do të mbahet përmes video-lidhjes. Ky është takimi i dytë ndërmjet dy liderëve që prej se Biden mori postin e presidentit në muajin janar. Takimi po shihet si më i rëndësishmi deri më tani, teksa Uashingtoni synon që të pengojë Rusinë nga një pushtim i mundshëm i Ukrainës dhe Kremlini që po kërkon garanci nga ish-republikat sovjetike që të mos bëhen kurrë anëtare të Aleancës Veri-Atlantike (NATO).

Biden paralajmëron Putinin që të mos pushtojë Ukrainën

Një zyrtar i administratës amerikane tha për gazetarët më 6 dhjetor se Bideni do t’ia bëjë të qartë Putinit se administrata e tij do të “caktojë kosto shumë reale” mbi ekonominë ruse, nëse Kremlini vendos ta pushtojë Ukrainën. Biden po ashtu do ta bëjë shumë të qartë se “se ka një rrugë efektive përpara sa i përket diplomacisë”. Administrata e Bidenit po ashtu tha se mbështetë “diskutimet ndërmjet NATO-s dhe Rusisë për të adresuar një sërë çështjesh që janë të rëndësishme për të dyja palët”, por nuk do ta heqë mundësinë që në të ardhmen Ukraina të bëhet pjesë e aleancës “dhe nuk do të operojë sipas vijave të kuqe të kujtdo”. Putini vazhdimisht e ka përshkruar zgjerimin e NATO-s apo vendosjen e kapaciteteve mbrojtëse në Ukrainë si “vijë të kuqe”.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov u tha gazetarëve më 6 dhjetor se “patjetër, agjenda do të jetë për raportet dypalëshe, të cilat janë në gjendje mjaft të dhimbshme”. Para bisedës me Putinin, Bideni ka biseduar me liderët e Britanisë, Francës, Italisë dhe Gjermanisë. Përmes një deklarate, Shtëpia e Bardhë tha se liderët kanë ripërsëritur mbështetjen e tyre për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe i kanë bërë thirrje Rusisë që të shtensionojë situatën në rajon. Zyrtarët ukrainas thonë se mbi 90,000 trupa ruse janë vendosur pranë kufirit me Ukrainën – përfshirë edhe në Gadishullin e Krimesë, që Rusia e ka aneksuar më 2014.

Sipas vlerësimeve të inteligjencës amerikane, grumbullimi i trupave pranë kufirit mund të arrijë deri në 175,000 trupa ruse. Kjo është një prej lëvizjeve më të mëdha të forcave ruse ndaj Ukrainës në këto vitet e fundit. Që prej vitit 2014, Ukraina zhvillon një luftë në lindje të vendit kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia. Moska ka mohuar se furnizon apo financon luftëtarët separatist në lindje të Ukrainës, pavarësisht se ka prova të shumta që e thonë të kundërtën. Mbi 13,200 persona kanë vdekur që prej se ka nisur konflikti dhe mbi 1 milion të tjerë janë larguar nga shtëpitë e tyre./REL



3 Comments

  1. PASOJAT E PADREJTESIS NDAJ GJITHcKAJE JAN SFIDAT,QE PO SHIJOME ,KUJDESNI HAKUN NDAJ GJITHcKAJE thotë:

    i bej me dije ulleheqeseve me ndikim boteroreqe kan sjell ket situat,koha dhe mundesit e paqes ,pajtimit tolerimit mirkuptimit faljes ndernjerzore eshte tani,si mundesi fuqi,dhe lehtesim,perpara ZOTIT MALLERISHEM dhe robeve te tije,ju ftoj te kuptoni dhe pranoni qe koha e ndarjes interresave per disa ne kurriz te shumices njerzore,lirive te drejtave hakut,gjithckaje per kohen ka me te madh demin se dobin per ju dhe te gjith edhe nese ju duket sikur perfitoni,kurse nese i kontriboni te drejtes hakut ,ky eshte nje fillin ndryshimi dhe dobi per te gjith,i ftoj gjith banoret e tokes te ikin nga padrejtesija kundershtojn ate dhe shprehin dhe mbrojn natyralitetin hyjnor ku sejcili don te drejten hakun ,dhe spranon padrejtesi ti behet,le ta respektojme dhe mbrojme ne unitet,ne menyre te ndersjellte,dhe angazhohemi ne dobi si e vetmja menyre ,qe garanton qartesi gjalleri siguri paqe ,zgjillje shpres shpetim,ne burimet e dobive,qe shton ekzistencen ton ne tok per aq kohe sa i sherbejm,tani spo ngelet me hapsir per tija hellur dikujt,mbasi te gjith u zgjuan aktive mbetet ceshtja te behemi jo celes ngatrrese por zgjillje me mendimet fjalet veprat tona qe rendimentin ta kene me te mall dobin se demin kete e garanton vetem e verteta ne ne krijim dhe ullezim praktikisht mungesen e saje po e shijojm te gjith ,njerzimi nuk ka nevoj per te vdekur perderi sa i malli Zot jeten e dha per ta JETUAR,,NUK KA NEVOJ PER ARM ,por per drejtesi hak sepse prollon mundesi zgjillje nuk ka nevoj per ngaterrese ,mes njerzve urrejtje por paqe,dashuri,te gjith jemi njerez gjini njerzore ,vim nga nje i njejti burim krijimi ullzimi sistem funksioni natyraliteti,,ndryshojme vetem tek angazhimi,dikush ne te mir dhe dikush ne te keqe dhe ketu fillon perplasja,ku zhvillimet faktet per te gjith,japin kuptim,qartesi,dhe mundesi ndryshimi per dobi,ku eshte ne doren e sejcilit te zgjell te ndryshojne per mir ose mbetet i keq armik i vetes qe do ta urrejne luftojne njerzit dhe ZOTI MALLERISHEM ,kjo jet nuk u kriju kot shkel e shko dhe as pa qellim ,dhe nuk eshte pa pergjegjsi per sejcilin nga ne ne kete ulltim te shejte hyjnore nga ZOTI me kthim tek ZOTI,UROJ QE TE ME KUPTONI JO PARAGJYKONI,MBASI MENDIMI U PERZGJOLL TE JET NE DOBIN TUAJ DHE TE GJITHEVE,SEPSE PER GJITH NJERZIT cFARDO MENDIMI FJALE DHE VEPRE SIPAS ANGAZHIMIT KA PERGJEGJSI PERPARA ZOTIT VET,,,UROJ TE ME KUPTONI JO PARAGJYKONI,KOMENTI NUK KA ASNJE QELLIM TJETER VETEM SE TE ANALIZOHET DHE PERFITOHEN DOBI PER GJITH

  2. Duajeni veten me vepra sic e deshironi me zemer shpirt dhe sdo te zhgenjeheni .nese veproni si per veten edhe tjeret kujdes hakun ndaj gjithckaje thotë:

    Padrejtesija si krijim per ato qe praktikisht e veprojne behet shah mat kunder tyre duke qen e verteta keshtu askush nuk duhet te heshte perball padrejtesive por te keshilloj per mire dhe ndaloj nga e keqa se keshtu tregohet se te padrejtit nuk i urren si njerez por vesin e tyre dhe nuk i deshiron te humbur por te shpetuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *