• |
ide | kryesore

Bylykbashi zbulon statutin e ri, beson se Berisha do ta bëjë PD akoma më demokratike

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Deputeti Oerd Bylykbashi, mbështetës i “Foltores” së ish-kryeministrit Sali Berisha, zbuloi detaje nga statuti i ri i PD, që pritet të miratohet në Kuvendin e 11 dhjetorit gjatë një interviste për Syri TV.


Bylykbashi tha se nuk do të ketë më funksione të komanduara në PD, por çdo strukturë do të zgjidhet me votë.


Rikthimi i primareve është gjithashtu një element i premtuar nga Berisha gjatë foltoreve dhe do të jetë në statutin e ri, tha Bylykbashi.

“Zoti Basha i ktheu organet kolegjiale që janë mbi të, më tepër si evente se sa organe efikase dhe vendimmarrëse. Ne do të kthejmë që më shumë se sa zgjedhja e organeve me organe ex officio, për shkak të një detyrë tjetër je edhe diku tjetër, do t’i kthejmë në organe që zgjidhen nga vota e partisë, nga vota e kuvendeve të degës, të cilët do të caktojnë se kush janë përfaqësuesit më lart. Ne do të vendosim instrumentin e referendumit. Do të ketë gjithmonë e më shumë referendume në parti për çështje të rëndësishme. Do të futen votimet primare, kandidaturat do të zgjidhen nga votat e anëtarësisë. Zgjedhjet në seksione, grupseksione, për kryetarin e degës, do të zgjidhen me një anëtar, një votë.

Pra, fuqizimi i anëtarësisë në përzgjedhjen e funksioneve politike të deleguara, fuqizimi i organeve kolegjiale, pra do t’i hiqen kompetencat ekzekutivit sidomos atij monokratik, do t’i dërgohen gjithmonë e më shumë kompetencat vendimmarrëse organeve kolegjiale, Kuvend, Këshill Kombëtar, Kryesi. Dhe sigurisht do të përpiqemi që në të gjithë këtë të kemi harmonizim dhe ndarje të qartë pushtetesh”, tha Bylykbashi.

5 Comments

  1. Kjo eshte detyra e komunistit te fundit. Te bej me demokeatike, partin qe s ka qen asnje dite te saj e till.

  2. Për herë të parë, me zë dhe figurë, “Fiks Fare”, publikoi mbrëmjen e së martës (7 dhjetor 2021) dëshminë e mjekes, të ndarë nga jeta në vitin 2011, e cila tregon se njeriu kryesor për dëbimin e saj ka qenë ish-kolegu Sali Berisha, me të cilin në atë kohë kishte edhe një raport njerëzor. Ndërkohë, 9 kolegë dhe të njohur të saj, kanë treguar ndër vite për kamerën e emisionit investigativ të gjithë historinë, ku e përbashkëta e tyre ka qenë vetëm një emër; ish-Presidenti dhe ish-Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

  3. Kater sufllaqeve me siper, Berisha do ju shkerdhej robt jo vetem Lulit dhe Ramazanit, por dhe baxhellave tuaja patronazhiste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu