• |
ide | kryesore

Champions, akti i fundit për katër grupe: ja çfarë rrezikojnë nga Milano në Madrid

-Instant, F1, Sport



90 minutat e fundit për 4 grupet e para të Champions League përcaktojnë zyrtarisht edhe tetë skuadrat dhe vazot në të cilat do të shkojnë për shortin e 1/8 të kompeticionit. Shumë gjëra janë bërë të qarta edhe pa këto ndeshje, por ka të tjera që presin verdiktin e raundit të 6, gjë që nuk vlen për Grupin A, ku Manchester City ka siguruar vendin e parë me 12 pikë dhe PSG të dytin me 8. Kështu, kur Mbappe-Neymar e Messi të presin Brugge sfida vlen vetëm për vendin e tretë që shkon në Europa League me belgët në kuotën e 4 pikëve, aq sa Leipzig që do të luajë në shtëpi kundër Citizens.

Për Grupin B gjithcka është në lojë dhe varet shumë nga Liverpool, i sigurtë si kokë grupi. Nëse Milan fiton në San Siro ndaj skuadrës së Klopp dhe Porto nuk fiton në Dragao me Atletico Madrid, kuqezinjtë e Piolit do të kalojnë si e dytë e grupit. Portugezët kanë 5 pikë, ndërsa Milan e Atletico 4, kështu që nëse Simeone mund Dragonjtë dhe italianët nuk fitojnë me Reds atëherë është Atletiko që avancon në 1/8 e turneut.

Është vendosur gjithcka në Grupin C me Ajax me pikë të plota kokë grupi dhe Sportingu surprizues që i ka marrë Dortmund vendin e dytë. Ndeshja në Amsterdam mes të dy kryesuesve nuk ka vlerë, ashtu si edhe Borussia Besiktas me gjermanët të sigurtë të tretët.

Ndahet vendi i parë në Madrid për Grupin D dhe e gjithë vëmendja është në atë Real Inter në Bernabeu, sepse Sheriff e ka siguruar Europa League. 1/8 janë siguruar nga të dy ekipet por në lojë është vendi që do të evitonte përplasjen menjëherë me kolosët e kompeticionit. Për momentin Ancelotti, që duhet të bëjë pa Benzema, kryeson me dy pikë më shumë se zikaltrit. Duhet një arritje e vërtetë kundër një Reali që kryeson Ligën me 8 pikë avantazh ndaj Sevilla së vendit të dytë, edhe për të thyer një tabu që duron 54 vjet: që nga 1967 Inter nuk arrin të fitojë në shtëpinë e spanjollëve.

Group A Champions League
18:45 Paris Saint-Germain – Club Brugge
18:45 RB Leipzig – Manchester City
Group B Champions League
21:00 AC Milan – Liverpool
21:00 FC Porto – Atletico Madrid
Group C Champions League
21:00 Ajax – Sporting CP
21:00 Borussia Dortmund – Besiktas
Group D Champions League
21:00 Real Madrid – Inter
21:00 Shakhtar Donetsk – FC Sheriff



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *