• |
ide | kryesore

Covid-19 në Kosovë/ Asnjë viktimë dhe 8 të infektuar gjatë 24 orëve të fundit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar të dhënat e fundit të COVID-19 në vendin tonë.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë nga virusi, ndërsa nga ana tjetër, janë shënuar 8 persona të infektuar. Sa i takon të shëruarve ato janë 12, duke e dërguar numrin e përgjithshëm që prej fillimit të pandemisë në 157.848

Njoftimi i MSH:

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë
7 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.019 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.630.082 doza të vaksinës.

Deri më sot 767.742 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.274 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.848.

Në total numri i rasteve aktive është 314.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qBMbani maskat!Respektoni distancën!Mbani higjienën!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *