• |
ide | kryesore

Dënohet me dy vite burg nobelistja e paqes

-Instant, Paparazzi, Slider



Më herët gjatë ditës, Suu Kyi u dënua me katër vjet burg në Mianmar me akuza për nxitje dhe thyerje të rregullave të Covid-19.
Por, ajo tani përballet me dy vjet burg pasi dënimi i saj u përgjysmua nga ushtria e vendit, raportoi media shtetërore MRTV.

Suu Kyi, 76 vjeçe, ishte këshilltare shtetërore e Mianmarit dhe udhëheqëse ‘de facto’ e vendit përpara se të dëbohej dhe të arrestohej nga ushtria 10 muaj më parë dhe të akuzohej me pothuajse një duzinë akuzash që përbëjnë dënime maksimale të kombinuara prej më shumë se 100 vjetësh.
Ato përfshijnë disa akuza për korrupsion dhe secila mbart një dënim maksimal prej 15 vjetësh burgim – shkelje të kufizimeve të pandemisë Covid-19 gjatë fushatës zgjedhore 2020, nxitje, importim dhe posedim të paligjshëm të telekomandave, dhe thyerje të Aktit të Sekreteve Zyrtare të epokës koloniale.

Ajo ka hedhur poshtë të gjitha akuzat dhe mbështetësit e saj thonë se akuzat ndaj saj janë politike.
Gjyqi në kryeqytetin e Mianmarit u mbajt i mbyllur për mediat dhe organet e informimit publik të juntës, nuk i kanë përmendur procedurat.
Aung San Suu Kyi fitoi çmimin Nobel për Paqe në vitin 1991 për luftën e saj jo të dhunshme për demokraci dhe për të drejtat e njeriut.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *