• |
ide | kryesore

“Edhe vjet nga -11 fituam titullin”: Arapi i thërret kujtesës dhe paralajmëron Tiranën

-Instant, Sport



“I kemi mëshuar faktit që edhe vjet kemi pasur diferencë prej 11 pikësh dhe arritëm të fitonim kampionati. Këtë vit është edhe më e vështirë se ka ekipe të forcuara goxha”. Renato Arapi nuk humb kohë të mendojë për objektiva të mëdhenj, edhe pse ishte vetëm fitorja e tij e parë në pankinë dhe e parë në 5 ndeshje për Teutën. E megjithatë, pas 0-1 me Dinamon gjërat duken më të thjeshta për teknikun: “E rëndësishme pas atyre rezultateve është të kthehemi pak të fitorja. E nisëm shumë mirë, bëmë ndryshime që rezultuan pozitive, në zhvillimin e lojës kemi bërë mirë duke dalë disa herë para portës. Edhe te goli, po ta shohim, mënyra e vendosjes ishte ajo që detyroi kundërshtarin të gabojë”.

Arapi analizoi edhe gjërat që kanë nevojë për kohë e përmirësim, edhe pse zgjidhja mund të jetë fshehur në merakton e janarit: “Ka shumë gjëra për të përmirësuar. Sa i përket merkatos mendoj se është herët, nuk është mirë të flasim për emra. Çdo klub ka strategji e mendojnë për përforcime, por e dimë të gjithë që të gjesh lojtarë cilësorë e të lirë është e vështirë”.
Në fund edhe raporti me ish-shokun te Skënderbeu dhe ish-trajnerin te Teuta, sot në pankinën e Dinamos: “Me Shkëmbin patëm vetëm përshëndetje dhe urim për të ardhmen. Të dy ekipet vijmë nga disa ndeshje jo të mira, edhe dëshira e skuadrës ishte për t’u admiruar sot”, përfundoi Arapi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *