• |
ide | kryesore

Gjykata kthen në burg Lulzim Berishën, ishte liruar me kusht për shkak të sëmundjes

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Berisha i cili njihet si drejtuesi i “Bandës së Durrësit” është rikthyer përsëri në burg. Në një informacion të dhënë për gazetaren Klodiana Lala, avokati i tij Detar Hysi ka konfirmuar informacionin. Më tej ai shprehet se lidhur me kete vendim te gjykatës do të ndermarrë hapa ligjorë.

Lulzim Berisha njihet si truri i “Bandës së Durrësit”, një organizatë kriminale përgjegjëse për disa krime të rënda. Gjykata e Apelit e liroi me kusht atë me 6 dhjetor 2016. Vendimi erdhi pasi Gjykata kishte rrëzuar një kërkesë të Prokurorisë, për ta dënuar Lulzim Berishën me burgim të përjetshëm. Me vendim të Gjykatës së Apelit ai ishte dënuar me 25 vjet burg dhe i kishin mbetur edhe 5 vjet për të shlyer.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *