• |
ide | kryesore

Kurti: I kemi plotësuar kriteret, besojmë se BE do e mbajë premtimin

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri  Albin Kurti në kuadër të dialogut me Serbinë, është takuar me Komisionerin për Zgjerim, Oliver Varheyli me të cilin ka biseduar për progresin e Kosovës në MSA.

Kurti përmes një postimi në Twitter shkruan se Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave dhe se beson që BE-ja do ta mbajë premtimin.

“E vlerësova diskutimin e sotëm me Oliver Varhelyi mbi progresin e Kosovës në Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. Ne kemi përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave dhe besojmë se BE-ja do ta mbajë premtimin. Integrimi në BE s’ka alternativë. Ne jemi të motivuar për të vazhduar reformat tona transformuese në bashkëpunim të ngushtë me BE-në”, shkruan Kurti.

https://twitter.com/albinkurti/status/1468181173532778502?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1468181173532778502%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fkurti-i-kemi-plotesuar-kriteret-per-liberalizim-besojme-se-be-ja-do-ta-mbaje-premtimin%2F



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *