• |
ide | kryesore

Lewandowski, rindez polemikat për Topin e Artë: “Do t’i vlerësoja fjalët e Messit nëse do ishin të sinqerta”

-Instant, Sport



Robert Lewandowski e ka ndjerë goditjen. Zhgënjim i madh për sulmuesin e Bayern Mynih që nuk mori Topin e Artë, trofe që shkoi për Messin: “Nuk po fshihem, mbeta i lënduar dhe i pakënaqur. I shkova fare pranë dhe fakti i konkurrencës me Messin më bën të kuptoj se në çfarë niveli kam arritur, por u ndjeva i pikëlluar”, janë fjalët e polakut për Kanale Sportowym.

Ky ishte reagimi i parë i Lewandowskit pas dorëzimit të trofeut dhe ishte një shpërthim i vërtetë. Polaku natyrisht nuk mund të mos pyetej në lidhje me fjalët e thëna nga Messi, gjatë ceremonisë, ku citonte se edhe polaku do e meritonte trofeun: “Deklaratat e Messit për Topin e Artë? Do të doja të mos ishin fjalë boshe, por të sinqerta. Edhe pse kjo ide nuk është se më emocionon”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *