• |
ide | kryesore

Me 39 mijë euro dhe pajisje për kriptomonedha, maqedonasi arrestohet në Morinë

-Instant, Arkiva, Lajme

Policia Kufitare në Kukës dhe autoritetet doganore kanë goditur një rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi. Pas kontrolleve nga autoritetet e pikës kufitare, janë sekuestruar 39.000 euro dhe një pajisje për prodhimin e kriptomonedhave.


“Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, si rezultat i kontrolleve të shtuara, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në hyrje të RSH-së, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Kukës dhe autoritetet doganore, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin me drejtues shtetasin B. B., 33 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 39.000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar, si dhe një pajisje që dyshohet se përdoret për prodhimin e kriptomonedhave.” – bën me dije policia.


Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Kukës, u procedua penalisht drejtuesi i mjetit, shtetasi B. B., për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu