• |
ide | kryesore

Një vit në Hagë, ende asnjë dosje në gjykatë për ish krerët e UÇK-së

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Prej një viti ish-eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi ndodhen në qendrën e paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë. Ndërkohë ende nuk është dhënë një datë se kur do të nisë procesi gjyqësor ndaj tyre, pasi akuzohen për krime lufte kundër njerëzimit.

Zyra e Prokurorit të Specializuar deri më tani nuk ka arritur të dorëzojë në gjykatë dosjen paraprake për të këtë rast, dosje e cila synon të përmbajë një përmbledhje të provave dhe që Prokurori i Specializuar synon t’i paraqesë në lidhje me kryerjen e veprës së pretenduar.

Gjyqtari i procedurës paraprake, Nicolas Guillou theksoi se një gjë e tillë deri më 17 dhjetor të këtij viti duhet të jetë realizuar. Avokatët mbrojtës janë shprehur të shqetësuar për procesin e ngadaltë që është zhvilluar. Gregory Kehoe, avokati mbrojtës i Hashim Thaçit ka theksuar se Prokuroria ka kërkuar vazhdimisht shtyrjen e afateve për dorëzim të materialeve. Ndërkohë konferenca e radhës për çështjen e Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit është konfirmuar në datën 15 dhjetor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *