• |
ide | kryesore

Përfshihet nga zjarri kati i parë i një pallati në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Sipas News24, ngjarja ka ndodhur në katin e parë të një banesë në Tiranë.

Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, por raportohet vetëm për dëme materiale.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies se zjarrit. Forca të shumta policie dhe zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISE

Me datë 07.12.2021, rreth orës 20:05, në rrugën “Idriz Dollaku” në lagjen “Ali Demi”, ka rënë zjarr në katin e parë të një pallati, në banesën me qira të shtetases E. K., 39 vjeçe, ku ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *