• |
ide | kryesore

Përplasja Kurti-Borel/ Kosovës i kërkohet me ngulm Asosacioni i Komunave serbe

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në një konferencë të përbashkët për media në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Asociacioni i shkon për shtati vetëm Beogradit por jo edhe qytetarëve serbë në Kosovë. Ai ka shtuar që Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka vlerësuar marrëveshjen për Asociacionin si marrëveshje jokushtetuese.

Megjithatë, Borrell insistoi se kjo ishte njëra prej marrëveshjeve të arritura në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë dhe si e tillë duhet të respektohet.

“Pajtohem që Gjykata Kushtetuese (e Kosovës) vendosi pengesa në zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Por, kjo (marrëveshje) u arrit ndërmjet përfaqësuesve të dy qeverive dhe në kuadër të dialogut. Kështu që, më vjen keq, por na duhet të kërkojmë zbatimin e kësaj marrëveshjeje”, tha Borrell.

Në anën tjetër kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se janë 33 marrëveshje që u arritën në Bruksel por Beogradi insiston në zbatimin e vetëm njërës, e që është Asociacioni.

“Kur Gjykata Kushtetuese e shpalli jokushtetuese këtë marrëveshje, asnjë serb në Kosovë nuk ka protestuar. Andaj duhet të kemi dialog nga i cili përfitojnë qytetarët e jo politikanët”, tha Kurti.

Borrell tha se është i vetëdijshëm që ka edhe marrëveshje të tjera të arritura, të cilat nuk zbatohen, por marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe është më e rëndësishmja.

Tashmë kemi thënë që themelimi i Asociacionit është pjesë e marrëveshjes së Brukselit. Kjo marrëveshje u arrit me pajtimin e palëve dhe presim të zbatohet e respektohet nga të gjithë. Kjo çon drejt normalizimit të raporteve dhe këtë sot ia kam thënë edhe kryeministrit Kurti”, tha Borrell.

Kryeministri Kurti po ashtu ka thënë se Qeveria e Kosovës mbetet e angazhuar në dialogun me Serbinë me qëllim dhe përkushtim që të arrihet marrëveshja finale ligjërisht e obligueshme dhe të normalizohen raportet mes Prishtinës e Beogradit.

Në Bruksel, të martën është mbajtur takimi i katërt i Këshillit të Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Delegacionin e Kosovës e udhëheq kryeministri, Albin Kurti, kurse në atë të BE-së do të jetë shefi i politikës së jashtme të bllokut evropian, Josep Borrell dhe komisionari për Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Këshilli i Stabilizim Asociimit është formuar në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe në të analizohet zbatimi i kësaj marrëveshjeje nga të dy palët.

Marrëveshja e Stabilizim Asociimit është marrëveshja e parë kontraktuale dhe e vetmja ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, e cila ka hyrë në fuqi më 1 prill të vitit 2016 dhe e cila synon të mbështesë përpjekjet e Kosovës për forcimin e demokracisë dhe shtetin e së drejtës./ REL



4 Comments

  1. Nje Kryeminister i pakorruptuar mbron me dinjitet vendin dhe popullin e tij. Bravo Z. Kurti. Europianet dhe amerikanet kerkojne ne krye te vendeve si tonat politikane te korruptueshem per te luajtur me popujt e ketyre vendeve sipas interesave te tyre( kuptohet te mbuluara me propagade).Vetem ne Kosoven qe drejtoni ju, ju ka ngecur sharra ne gozhde.

  2. Bravo zoti Kurti interessi i SHQIPTARVE ne Shqiperi dhe Kosove i pari jo sy ky zhgaravitsi jone i pa shkoll por nje intrigant i rezikshem dhe i pa fytir ndaj SHQIPERIS dhe SHQIPTAREVE te majt e te djatht
    Mos degjeni ca pencionist ne fund te karjeres politike per fatin e Femijve tone Bravo zoti Kurti ndershmeria triufon packa qe eshte thelle por nje dit del e verteta.

  3. Pothuajse në të gjitha vendet e BE ka pakica kombëtare teshpërndara në territorin e shtetit.
    Në cilin vend të BE ka komuna “autonome ” që kanë qoftë edhe varësi të dyfishte me një shtet tjetër ?

  4. Mendoni për një moment që në SHBA një shtet i madh kontinental e që ka popullsi heterogjene ,e ka etnitete të ardhura nga të gjitha kontinentet, të krijohen “associacione” të komunave serbe, polake, franceze, kineze, ruse e me rradhë edhe nga gjithë Europa, Azia, Amerika e Jugut e Afrika.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *