• |
ide | kryesore

Rrëzimi i 30 Qershorit/ Presidenca: Kushtetuesja i zhgënjeu të gjithë, nuk dha asnjë zgjidhje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në një konferencë për shtyp nga Presidenca, këshilltari juridik i presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj deklaroi se Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj që la në fuqi 30 qershorin i zhgënjeu të gjithë.

Gjykata, tha ai, cenoi rëndë parimet e transparencës, duke theksuar se shoqatës së bashkive iu mohua e drejta për përgjigje, ndërsa mosmarrja e një vendimi përfundimtar duke shpallur moskompetencë, e la çështjen të pazgjidhur dhe i hapi dyert antikushtetutshmërisë.

“Gjykata Kushtetuese nuk dha përgjije për pyetjet:

A ishin voptimet e 30 qershorit në përputhje me Kushtetutën? A konsiderohen zgjedhjet puraliste vetëm me një kandidat? A ishin antikushtetuese veprimet e Kuvendit, Qeverisë? A diktohet politikisht nga Kuvendi data e zgjedhjeve?

Nëse Gjykata nuk do të kishte anashkaluar pyetjet, sot do të kishin një vendim në themel. Ia la sërish çështjen juridiksionit politik. Për të shmangur themelimin e çështjes dhe për ta bërë veten jo kompente, ka cenuar parimet e tranparencës dhe të një procesi të rregull ligjor.

Gjykata Kushtetuese i zhgënjeu të gjithë. Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj e la çështjen pa zgjidhje. Gjykata Kushtetuese dhe Qeveria janë në të njëjtën linjë arsyetimi. Gjykata Kushtetuese nuk përmbushi misionin e saj sublim”, u shpreh Dervishaj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *