• |
ide | kryesore

Shkencëtarët japin lajmin e mirë: “Omicron”, jo dhe aq i rrezikshëm

-Instant, Lajme, Planet



Varianti “Omicron” ka shqetëauar Organizatën Botërore të Shëndetësisë për shkak se përhapet shumë shpejt. Fill pas konstatimit të tij në disa shtete, mjaft vende të BE-së dhe më gjerë bllokuan udhëtarët nga Afrika e Jugut nga frika e transmetimit të tij.

Aktualisht në të gjithë botën ka një numër të vogël të të infektuarve me “Omicron” krahasuar me variantet e tjera, megjithatë, shkencëtarëve iu ka mjaftuar për të zbuluar se tek ky variant nuk ka një arsye për t’u shqetësuar më tepër krahasuar me të tjerët, raporton abcnews.al.

Të ftuar në ERT, dy shkencëtarët grekë Barbara Anemodoura dhe Dimitris Paraskevi thanë se të dhënet konfirmojnë se në ditët dhe javët në vijim do të ketë një përhapje më të shpejtë të variantit “Omicron”, megjithatë sipas tyre, jo domosdoshmërisht të prekurit do të kenë shenja më problematike krahasuar me të qënit i infektuar me variantet e tjera.

“Madje, mund të ketë simptoma më të lehta”, thanë ata.

“Të dhënat nga Afrika e Jugut konfirmojnë se Omicron nuk shkakton pasoja të rënda në organizëm pasi infekton. duket se ka një anë të mirë që Omikron nuk shkakton sëmundje të rënda”, vijoi Dimitris Paraskevi.

Është vërejtur se “Omicron” infekton kryesisht ata që kanë imunitet në trup, për shkak të vaksinës apo anti-trupave të shkaktuara pas shërimit, megjithatë sipas tyre kjo nuk do të thotë se vaksina nuk mbron, pasi ajo ndikon kryesisht në shmangien e rasteve fatale



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *