• |
ide | kryesore

Topalli: Basha është i shkarkuar, por “de jure” do të ndodhë më 11 dhjetor

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli foli për pritshmërinë brenda kësaj force politike, pas kuvendit kombëtar të 11 Dhjetorit. Ajo u shpreh në “A2CNN” se kryetari i PD-së, Lulzim Basha është i shkarkuar de facto, por “de jure” do të ndodhë më 11 dhjetor”.

“Data 11 do të ketë legalizimin e ndryshimeve brenda statutit dhe vendosjen e mekanizmave të sigurisë që fenomeni i fillimit të lindjes së autoritarizmit brenda kësaj force politike të mos përsëritet më të ardhmen. Unë besoj se pas kësaj, një opsion mund të jetë krijimi i një grupi pune për fillimin e një procesi për atë që quhet hapja, bashkimi, forcimi dhe zgjerimi i konsensusit, jo vetëm brenda PD, por përtej. Nuk mbyllet çdo gjë në kuvendin e datës 11, aty nis gjithçka. Do të jetë një proces që do të reformojë jo vetëm të djathtën shqiptare”, – u shpreh Topalli.

“Nëse verifikohen, edhe pse nuk kam dyshim, mazhoranca që merr vendim për kushtetutën, ku një nga nenet është se nëse humb zgjedhjet mbaron mandati i kryetarit, Lulzim Basha është i larguar. Një kryetar qëndron në drejtimin e një force politike apo të një institucioni për sa kohë ai ka mazhorancën. Kjo mazhorancë, të cilën e shohim çdo ditë, por që juridikisht do të verifikohet në datën 11 dhjetor, është kundër fenomenit të Lulzim Bashës. Kështu që de facto, Basha është i shkarkuar, de jure do të ndodhë më 11 dhjetor”, – tha JozefinaTopalli.



9 Comments

    1. Nuk dal dot rruges per ne shpi se ke del Spiro Pal Vata perpara….
      Po as ate bushtren s’e arrij dot…., se me pengon erjona bracja qe po me ben fyt me zor…..
      Ndaj shpresoj me Porno-Manastirsen se kam per te bere dozen e trete…

  1. Po zhelefine se harruat ku e cuat Pd ne 2013 ti dhe sala bashke. Benit miting me femijet e shkollave dhe flisnit per hallatet e rames.

  2. Për herë të parë, me zë dhe figurë, “Fiks Fare”, publikoi mbrëmjen e së martës (7 dhjetor 2021) dëshminë e mjekes, të ndarë nga jeta në vitin 2011, e cila tregon se njeriu kryesor për dëbimin e saj ka qenë ish-kolegu Sali Berisha, me të cilin në atë kohë kishte edhe një raport njerëzor. Ndërkohë, 9 kolegë dhe të njohur të saj, kanë treguar ndër vite për kamerën e emisionit investigativ të gjithë historinë, ku e përbashkëta e tyre ka qenë vetëm një emër; ish-Presidenti dhe ish-Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

  3. Emisioni Investigativ “Fiks Fare” hedh dritë mbi një nga ngjarjet më të bujshme të viteve ’80, me protagonist kryesor Sali Berishën, në atë kohë sekretar partie, i cili me veprimet e tij ka arritur që të internojë një nga mjeket më të njohura të asaj kohe, znj. Margarita Kostaqi dhe bashkëshortin e saj mjek, Milto Kostaqi.

  4. Sali Berisha ka qenë sekretar Partie brutal, dhe duke nxitur internimin e çiftit të mjekëve që i kishin shërbyer Mehmet Shehut, në një fshat të Kavajës, shpresonte të ecte para në karrierën e tij si komunist.

    Sot kjo dëshmi është publike me zë dhe figurë dhe atë duhet ta shikojë çdo demokrat, çdo mbështetës qorr i Sali Berishës, dhe mbi të gjitha, secili qytetar shqiptar që mendon se duhet të jetë antikomunist, por shkon pas Sali Berishës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *