• |
ide | kryesore

U kap me 268 mijë paund kanabis në shtëpi,, shqiptari del para gjykatës: Më urdhëruan…

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pasi u kap pak kohë më parë duke u kujdesur për rritjen dhe kultivimin e bimëve narkotike në shtëpi, autoritetet britanike kanë dënuar me dy vite burg një shtetas shqiptar.

Bëhet fjalë për Malbor Luzin, i cili u arrestua në 20 tetor të këtij viti në Leeds, raportojnë mediat vendase. Sipas gjykatës, shqiptari u kap në një shtëpi, në dhomat e të cilës u gjetën 489 bimë narkotike dhe vlera e tyre shkonte deri në 268,950 paund.

Shtëpia ishte e pajisur me mjete të sofistikuara për ngrohje, ndriçim dhe rritje të lëndës narkotike. Në momentin e arrestimit, shqiptarit iu gjet një celular, para, një kartë pankare si dhe një kartë identiteti.

33-vjeçari, pa adresë fikse, u intervistua dhe pretendoi se ishte kërcënuar nga të tjerë që e urdhëruan të kujdesej për bimët. Luzi tha gjithashtu se ai kishte qenë përgjegjës vetëm për ujitjen e bimëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *