• |
ide | kryesore

Video/ Manchester City i dhuron Leipzig Europa League: PSG i dyti me dygolëshat e Mbappe e Messi

-Instant, F1, Sport, Video



Në ditën e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, Leipzig arrin të mposhtë një Manchester City të sigurtë në vendin e parë në Grupin A 2-1, duke fituar të drejtën të zbresë në Europa League falë golave të Szoboszlai (24′) dhe André Silva (71′). I kotë goli me kokë i Mahrez në minutën e 77 për skuadrën e Guardiolës. Jashtë çdo kompeticioni europian, Bruges, i mposhtur 4-1 nga PSG: vendosin dy dygolësha të Messi (38 ‘dhe penallti në të 76’) dhe Mbappé (2 ‘dhe 7’).

GRUPI A
Manchester City i Guardiolës, tashmë i sigurt për vendin e parë në grupin A, pëson humbjen 2-1 në Gjermani ndaj Leipzig, që fiton kështu kalimin në fazën e 1/16 të Europa League. Gjermanët kaluan në avantazh në minutën e 24: Laimer shërbeu për Szoboszlain, i cili kaloi edhe Ederson për të shënuar me portën bosh. André Silva dyfishoi në minutën e 71 me një goditje të fuqishme me të djathtën, në fund të një kundërsulmi të shpejtë, por gjashtë minuta më vonë Mahrez ngushtoi diferencën me një goditje me kokë, në krosimin e Zinchenkos. Në minutën e 83′, megjithatë, Walker u ndëshkua me karton të kuq, duke i dhënë fund tentativës së rikthimit të anglezëve.

Nga ana tjetër, PSG e mbylli grupin e tij në Champions League me një rezultat dërrmues 4-1 ndaj Bruges, i cili përshëndet çdo kompeticion europian për shkak të vendit të fundit. 0-0 në Parc des Princes zgjati vetëm 72 sekonda, pastaj Mbappé u lëshua në pritjen e Mignolet pas goditjes së Gueye dhe e dërgoi topin në rrjetë me ndihmën e shtyllës. Kaluan vetëm pesë minuta dhe ish-sulmuesi i Monaco nënshkroi dygolëshin e tij personal me një goditje fluturimthi me të djathtën në pasimin e Di Marias. Në minutën e 38′ erdhi edhe 3-0 i Messit, që me të majtën e tij të harkuar mbylli ndeshjen para pushimit. I kotë goli i 1-3 i shënuar nga Rits, që mposhti Donnarumman në minutën e 68: tetë minuta më vonë, në fakt, Messi fitoi dhe transformoi vetë një penallti, duke zhvendosur Mignolet, e duke i dhënë vetes kënaqësinë e dygolëshit për 4-1 përfundimtar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *