• |
ide | kryesore

Video/ Tris i Tiranës për arratinë: Arapi e bën “sefte”, gafa e Bakajt fut Dinamon në krizë

-Instant, F1, Sport, Video

Tirana ka siguruar fitoren e dytë radhazi në kampionat. Bardheblutë kanë mundur në “Air Albania Stadium” Kastriotin me rezultatin 3-0. Dygolëshi i Seferit e rrjeta e Ngo’o zhysin në fund Kastriotin, duke nisin shkëputjen në krye të renditjes. Teuta i ka dhënë fund serisë prej 5 ndeshjesh pa fitore, duke mundur sot Dinamon me rezultatin 1-0 e duke dalë nga kriza që e kishte mbërthyer në këtë periudhë.


TIRANA 3-0 KASTRIOTI
Një ndeshje pa histori që Tirana e zgjidhi në mënyrën më të mirë, duke shpresuar në ngadalësimin e ndjekësve. Protagonist absolut i 3-0 me të cilën bardheblutë likuiduan Kastriotin ishte Taulant Seferi me dy gola, ndërsa trisi ka markën e Ngo’o në golin e dytë radhazi në kampionat. Ndeshja u dominua nga vendasit, të cilët patën raste të shumta shënimi, aq sa rezultati edhe mund ti rrijë ngushtë: mungesa e saktësisë dhe pritjet spektakolare të portierit të Kastriotit, Sali i mohuan goleadën kryeqytetasve. Seferi hapi serinë e golave në minutën e 22, me një goditje nga jashtë zone, ndërsa sulmuesi dyfishoi shifrat në fundin e pjesës së parë. Në pjesën e dytë Kastrioti rriti ritmin e lojës duke krijuar disa raste, por pa mundur të shënojë, ndërsa u dorëzua përfundimisht në golin e Ngo’o. Sulmuesi i Tiranës shënoi pas një pasimi shumë të bukur brenda zone dhe me të majtën e tij e çoi topin në rrjetë. Me këtë fitore Tirana shkëputet në vendin e parë në kampionat me 27 pikë, kurse Kastrioti mbetet në vendin e fundit me 5 pikë.




DINAMO 0-1 TEUTA
Krizë e plotë për Dinamon, ndërsa Arapi merr fitoren e parë në krye të Teutës. Durrësakët dominuan ndeshjen, duke kërkuar që të gjenin sa më shpejt golin, por Bakaj dukej i pakalueshëm duke ndalur çdo tentativë drejt katërkëndorit të tij. E megjithatë është portieri protagonisti në të mirë e të keq, sepse pas një goditje këndi, me një grushtim të gabuar devijoi topin në portën e tij, duke shuar shpresat e Shkëmbit për një pikë në përballje me kampionët në fuqi. Dinamo u mundua të reagonte por nuk kishte forcën e duhur që të rrezikonte katërkëndorin e Qirkos. Kështu, në fund tre pikë të rëndësishme për Teutën, që i afrohet përsëri zonës së Europës, duke lënë Dinamon jashtë pretendimeve për një vend të tillë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.