• |
ide | kryesore

Vrasja e biznesmenit Ruzhdi Hoxha/ Gjykata e Apelit nxjer nga burgu një prej vëllezërve Rrushi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Ruzhdi Hoxha



Gjykata e Apelit Tiranë, ka miratuar kërkesën e prokurorisë duke caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, pa afat, ndaj Fredi Rrushit, i akuzuar për vrasjen e Rushdi Hoxhës. Ndërsa masa e sigurisë u ndryshua për vëllanë e tij Pajtim Rrushi, ku gjykata caktoi masën “arrest shtepie.

Referuar dosjes, Fredi Rrushi akuzohet nga Prokuroria si personi që ka bërë ekzekutimin e biznesmenit 43-vjeçar, ndërsa vëllai i tij dyshohet të ketë ndihmuar në zhdukjen e kufomës dhe fshehjen e makinës së përdorur, por pavarësisht akuzave gjykata ndryshoi masën e sigurisë ndaj tij.

Edhe pse ka kaluar më shumë se një muaj, makina me të cilën u mor dhe u ekzekutua 41-vjeçari nuk ështe gjendur ende. Gjetja e makinës dhe armës së krimit janë vendimtare për hetimet në gjetjen e provave biologjike që mund të lidhin dy vëllezërit me ngjarjen e rëndë, por ka dyshime se ajo mund të jetë çmontuar në ndonje servis në kryeqytet, e për këtë prokuroria ka urdhëruar të kryejë kontrolle në disa servise të Tiranës.

Prokuroria deri më tani ka mbledhur dhe ka në dorë një sërë pamjesh të kamerave të sigurisë dhe qelizat telefonike që ka rindërtuar itinerarin e lëvizjes së viktimës dhe autorit të dyshuar të vrasjes. Ndërkohë, krimi i rëndë mbetet ende pa një motiv sa kohë vëllezërit Rrushi mohojnë implikimin.

Grupi hetimor vijon hetimet edhe në këtë drejtim, ku psitat mbeten ato të konflitit për borxhe të biznesit, apo për parcelën me kanabis. Ruzhdi Hoxha rezulton të ketë qenë në verifikim nga Prokuroria e Tiranës edhe për një tentativë vjedhje në zyrat e një biznesi në Tiranë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *