• |
ide | kryesore

“A do ta pushtoni Ukrainën dhe pse?”/ Putin i përgjigjet pyetjes

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti rus, Vladimir Putin, zbuloi për gazetarët përmbajtjen e bisedës virtuale me homologun amerikan, Joe Biden.

“Diskutuam për çështjet rajonale, konfliktin në juglindje të Ukrainës dhe çështjet e lidhura me të, që janë shumë të ndjeshme për ne. Folëm edhe për zgjerimin e NATO-s në lindje duke përdorur Ukrainën, mes të tjerave. Kjo është një pikë kyçe për sigurinë e Rusisë, atë afatmesme dhe strategjike. Flasim hapur për këtë gjë gjithmonë, duke paralajmëruar partnerët tanë se është e papranueshme për ne”, – tha Putin në një konferencë për mediat pas takimit me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.

“E folëm edhe një ditë më parë. Çdo shtet ka të drejtën të zgjedhë mënyrën më të përshtatshme për të siguruar veten. Por sigurisht që nuk duhet bërë duke shkelur të drejtat e të tjerëve. Ramë dakord që do të vijojmë diskutimin dhe brenda javës do t’i dërgojmë amerikanëve propozimet tona”, – shtoi Putin.

Putin e quajti provokuese pyetjen e gazetarit rus, Andrei Kolesnikov, nëse do ta pushtonte Ukrainën, apo jo.

“Ne gjithmonë ndjekim rrugën e paqes në politikën e jashtme. Por Rusia ka të drejtë të sigurojë veten dhe këtë e diskutova edhe me Biden. Nuk mund të mos jemi të shqetësuar për mundësinë që Ukraina do t’i bashkohet NATO-s, sepse kjo do të bënte që trupa dhe baza ushtarake kërcënuese do të ishin pranë nesh” – tha ai.

Por diskutimet online mes presidentit të SHBA, Joe Biden dhe atij rus, Vladimir Putin për çështjen e Ukrainës duket se kanë qenë të frytshme. Këtë gjë e konfirmoi dhe Vladimir Putin.

Kreu i Kremlinit u shpreh se Rusia brenda javës do të dërgojë në Uashington propozimet e saj për zgjidhjen e situatës së tensionuar me Ukrainën, e cila prej disa kohësh është përshkallëzuar në pikën më superiore, sa të dyja vendet kanë dislokuar mijëra ushtarë në të dy anët e kufirit.

Lideri rus tregoi për gazetarët se bisedimet ishin të hapura dhe konstruktive dhe gjëja kryesore është se iu la hapësirë mundësisë për vijimin e dialogut.

“Ne nuk mund të mos shqetësohemi për perspektivën e mundshëm të Ukrainës për t’u anëtarësuar në NATO, sepse kjo padyshim do të pasohet nga vendosja e kontingjenteve ushtarake, bazave dhe armëve që na kërcënojnë”, tha ai.



5 Comments

  1. Ka 20 deri ne 50 milione njerez ne ukranine
    Putini nuk ka nder mend ti mbaje me buke
    Le ti mbaje amerika me evropin qe i duan shume

  2. Duajeni veten me vepra sic e deshironi me zemer shpirt dhe sdo te zhgenjeheni .nese veproni si per veten edhe tjeret kujdes hakun ndaj gjithckaje thotë:

    Zhytjet ne padrejtesi detyr interesi .dhe marrje mesazhi .qe interesin nuk e permushin mundesit nderkoh qe zhvillimet do ta permbysin ate.kjo eshte padrejtesija nje kenaqesi e embel me perfundim trishtues .por si triumf te saj ka dicka per te ndar me te gjith barutin .ne finale behet analiza vadh e deshi shkatrrimin pergjigja jo po cfar fitoj .shperblimin qe ka padrejtesija.ky eshte angazhimi zgjellja arritja dhe kuptimi sot te gjith kan diten te vlersojn ralìtetin ndajn problemet dhe pranojn zgjilljet me hak qe te mos zhgenjehet me angazhim fjala eshte e lehte por veprimi i jep kuptim nuk eshte njelloj sikur te angazhohesh ne propogand tonkuruese dhe prolluese dhe vepruese te armeve te teknologjis shkatrruese si ne propogande paqe formim vlerash angazhim ne teknologji te dobishme dhe perdorim te saj per dobin njerzore keta jan dy kahje .me ndryshim thelbesore.e mira drejta haku me interesin te keqen ndryshojn si nata me diten .a nuk eshte nje vetzhgenjim dhe vetshkatrrim per gjith ato qe e kuptojn ndryshe jeten zhvillimet dobit zgjilljet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *