• |
ide | kryesore

Champions League, skuadrat e kualifikuara në 1/8 dhe situata e grupeve para ndeshjeve të sotme

-Instant, F1, Sport



Kanë mbetur vetëm nëntëdhjetë minuta për grupet E, F, G, H në përfundim të fazës së parë të Ligës së Kampionëve, vendimtare për të kompletuar tablonë e skuadrave të kualifikuara për në 1/8. Për momentin janë dymbëdhjetë skuadra që njohin fatin, përfshirë Interin (si i dytë) dhe Juventusin, që do të luajë për vendin e parë me Chelsea. Mes emrave të mëdhenj, Barcelona ka të ngjarë të mbetet jashtë, ndërsa skuadrat që do të renditen të dytat e dinë pothuajse me kë do të përballen: Manchester City, Liverpool, Ajax, Bayern Mynih dhe Manchester United.

SITUATA E GRUPEVE
GRUPI A: Manchester City 12 (e kualifikuar si e parë), PSG 11 (i kualifikuar), Lipsia 7 (ns Europa League) e Bruges 4.

GRUPI B: Liverpool 18 (i kualifikuar si i parë), Atletico Madrid 7 (i kualifikuar), Porto 5 (në Europa League), Milan 4.

GRUPI C: Ajax 18 (i kualifikuar si i parë), Sporting Lisbona 9 (i kualifikuar), Borussia Dortmund 9 (në Europa League), Besiktas 0.

GRUPI D: Real Madrid 15 (i kualifikuar si i parë), Inter 10 (i kualifikuar), Sheriff Tiraspol 7 (në Europa League), Shakhtar Donetsk 2

GRUPI E: Bayern Mynih 15 (i kualifikuar si i parë), Barcellona 7, Benfica 5, Dinamo Kiev 1 (eleminuar).
Ndeshjet e fundit: Bayern-Barcellona e Benfica-Dinamo Kiev.
Në rast barazimi me pikë, Benfica e avantazhuar ndaj Barcelonës për përplasjet direkte (3-0 e 0-0).

GRUPI F: Manchester United 10 (i kualifikuar si i parë), Villarreal 7, Atalanta 6, Young Boys 4.
Ndeshjet e fundit: Atalanta-Villarreal e Manchester United-Young Boys.
Atalanta avancon nëse mund spanjollët, në rast barazimi e fitore të Young Boys, italianët në Europa League për shkak të përplasjeve direkte (1-0 e 3-3).

GRUPI G: Lille 8, Salzburg 7, Sevilla 6, Wolfsburg 5.
Ndeshjet e fundit: Wolfsburg-Lille e Salzburg-Sevilla.
Lille kalon në rast fitore ose barazimi (por edhe me humbje e barazim në Salzburg-Sevilla). Salzburg avancon në rast fitore ose barazimi. Sevilla kalon në 1/8 në rast fitore (me barazimin e jo fitoren e Wolfsburg, shkon në Europa League). Ëolfsburg kualifikohet nëse fiton (në rast të arritjes me pikë të njëjta me Salzburg është përpara në përplasjet direkte 1-3 e 2-1).

GRUPI H: Chelsea 12 (i kualifikuar), JUVENTUS 12 (i kualifikuar), Zenit San Pietroburgo (në Europa League) 4, Malmo 1.
Ndeshjet e fundit: Zenit-Chelsea e Juventus-Malmo.
Juventus arrin i pari nëse bën një rezultat më të mirë se Chelsea, ndërsa me pikë të barabarta do të ishte e dyta për përplasjet direkte (1-0 e 0-4).

DREJT SHORTIT TË 1/8 TË FINALEVE
Shorti do të hidhet në Nyon të hënën më 13 dhjetor në orën 12. Tetë skuadrat e renditura (të parat e grupeve) do të përplasen me skuadrat që do të përfundojnë të dytat. Asnjë ekip nuk do të mund të përballet me kundërshtarë tashmë në grup ose nga i njëjti vend. Ndeshjet e para do të luhen më 15 dhe 22 shkurt, ndeshjet e kthimit më 8 dhe 16 mars (rregulli i golave në fushën kundërshtare nuk do të zbatohet: në rast të barazimit në 90′, do të shkohet në kohë shtesë dhe më pas në penallti) .



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *