• |
ide | kryesore

Ç’ndodh tani me Shqipërinë?/ Bullgaria: Nuk heqim veton për Maqedoninë e Veriut

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Bullgaria nuk do të heqë veton për fillimin e negociatave ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, por nga ana tjetër është e gatshme të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj drejt Bashkimit, njoftoi sot qeveria tranzitore bullgare, raportoi BGNES.

Ky qëndrim u miratua sot nga kabineti qeveritar i kryeministrit të përkohshëm Stefan Janev para pjesëmarrjes në Këshillin Evropian më 14 dhjetor. Bullgaria do të përfaqësohet nga Presidenti Rumen Radev, nëse deri atëherë nuk zgjidhet një qeveri e rregullt në parlamentin e 47-të, përcjell INA.

“Bullgaria do t’i përmbahet Deklaratës së Asamblesë Kombëtare të datës 10 tetor 2019 në lidhje me zgjerimin e BE-së dhe Procesin e Stabilizim-Asociimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, si dhe qëndrimin kornizë për perspektivën evropiane.

Për Bullgarinë, parimi themelor i meritave të secilit kandidat mbetet vendimtar. Bullgaria beson se Shqipëria është e gatshme për progres në rrugën drejt BE-së dhe është e gatshme të mbështesë miratimin e Kuadrit Negociator për vendin dhe mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare”, – tha Këshilli i Ministrave.

Sipas njoftimeve, këtë qëndrim Bullgaria do ta mbrojë në mbledhjen e Këshillit për Punë të Përgjithshme që do të mbahet më 14 dhjetor në Bruksel.



2 Comments

  1. Tani Margarita, Miltua dhe disa personazhe të frikësuar kanë ikur nga kjo botë, të tmerruar nga Sali Berisha. Aty ku janë nuk shikojnë më gjë.

    Sot shikojmë vetëm fytyrën e ndyrë të një përndjekësi të diktaturës, me pengun që ata njerëz nuk i çliruam dot nga frika prej Sali Berishës.

    Pra, historia e rëndë është se 20 vjet pas rënies së komunzimit, ata kishin ende frikë Sali Berishën si sekretar partie dhe si kryeministër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *