• |
ide | kryesore

Eskobar flet para ardhjes në Shqipëri: Problemi me “Ballkanin e hapur”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Zëvendës-Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA dhe i dërguari i posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar ka vizituar Bosnje Hercegovinën përpara se të vijë të enjten në Tiranë. Në një takim me gazetarët, Escobar foli për qëllimet e vizitës së tij, korrupsionin, por edhe nismën “Ballkani i hapur”.


Ai u pyet nga gazetari Dnevni Avaz se si e komenton faktin se ka rezistencë ndaj projektit “Ballkani i Hapur” në BiH, Kosovë dhe Mal të Zi, që nënkupton krijimin e një tregu dhe zone ekonomike të përbashkët mes vendeve të rajonit.


“Ne mbështesim çdo përpjekje për integrim ekonomik rajonal. Procesi i Berlinit, Tregu i Përbashkët Rajonal, CEFTA dhe Ballkani i Hapur. Për sa kohë që është e hapur për të gjitha vendet, për sa kohë që ofron sisteme ligjore dhe rregullatore dhe i ngre ato në nivel evropian, për sa kohë që promovon drejtësinë, tregtinë e hapur, ne do t’i mbështesim këto parime.

Unë do të thosha se kjo tashmë po ndodh, se ka një integrim të madh ekonomik rajonal pa ose me një treg të përbashkët rajonal. Por BiH është e vetmja që nuk merr pjesë. Për sa kohë që është një iniciativë ekonomike, mund të jetë pozitive.

Në fund të fundit, ekonomitë e kësaj zone nuk mund të funksionojnë nëse keni një treg prej 600 mijë vetash në Mal të Zi ose 2 milionë në Maqedoninë e Veriut. Ju duhet një treg prej 20 milionësh që të gjithë të marrin pjesë në të. Kjo është baza mbi të cilën ne kushtëzojmë mbështetjen tonë për “Ballkanin e Hapur” – thekson Escobar.

Por i dërguari amerikan thekson se integrimit ekonomik duhet t’i paraprijë krijimi i institucioneve të forta.

“Gjithashtu, duhet të punohet edhe për forcimin e institucioneve. Nuk mund të kesh iniciativë për hapjen e kufijve nëse nuk ke rregullore të duhura për hyrjen e njerëzve, kundër pastrimit të parave, kundër kontrabandës etj. Të gjitha këto duhet të përfshihen në të gjitha këto nisma.

Ne nuk do të mbështesim asnjë iniciativë që nuk e përfshin atë. Duhet të them, edhe nëse kam folur diku tjetër për “Ballkanin e Hapur”, nuk do ta bëj këtë këtu. Pse? Sepse Bosnja thjesht nuk është ende e kualifikuar për këtë. Institucionet nuk funksionojnë.

Në vend që të integroheni në pjesën tjetër të rajonit, ju shpërbëheni duke marrë përsipër përgjegjësitë nga autoritetet qendrore dhe duke zvogëluar kompetencat. Për momentin, BiH nuk kualifikohet as në “Ballkanin e Hapur” – deklaroi Escobar. ©LAPSI.al

4 Comments

  1. Amerika eshte ne kaos dhe gati ne Shperberje nga kriza ekpnomikedhe krimi dhe ky rrot kari vjen te na kap mend ne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu