• |
ide | kryesore

Helmimi i qytetarëve nga uji në Krujë, merret vendimi nga Gjykata e Apelit

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Apelit këtë të mërkurë në vendimin e saj ka lënë në fuqi vendimin për pezullimin nga puna të tre punonjësve të Ujësjellësit të Krujës, të cilët akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën, duke bërë që shumë banorë të zonës të helmohen nga uji i pijshëm.

Sipas Apelit punonjësit Ledio Çela, Andi Kupa dhe Ervin Karafili akuzohen për veprën penale të ‘shpërdorimit të detyrës’, pasi sipas organit të akuzës, me veprimet e tyre kanë lejuar ndotjen e ujit të pijshëm dhe dëmtimin e shëndetit të qytetarëve të Krujës.

Ndërkohë kujtojmë se si pasojë e ndotjes së ujit, në Krujë u helmuan 370 qytetarë, të cilët  u paraqitën në spital për të kërkuar ndihmë, mes të cilëve edhe adoleshentë dhe 70 fëmijë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *