• |
ide | kryesore

Inzaghi, justifikon humbjen e Inter: “Barella bëri një gabim të rëndë, kërkoi ndjesë”

-Instant, Sport



Simone Inzaghi nuk e fsheh aspak zhgënjimin për humbjen ndaj Real Madridit. “Ka shumë keqardhje për një pjesë të parë të bërë mirë, me personalitet – shpjegoi tekniku -. Ne krijuam situata të ndryshme, por shkuam në interval nën një gol që nuk ishte ajo që kishim parë në fushë”. Në lidhje me përjashtimin e Barellës me karton të kuq : “Ai bëri një gabim të rëndë, është inteligjent dhe i kërkoi falje stafit dhe shokëve”.

“Të vjen keq sepse për ne është e rëndësishme, do t’i shërbejë si një përvojë dhe shpresojmë që nuk do t’i ndodhë më atij dhe as shokëve të tij të skuadrës. Nicolò ishte nervoz, ai bëri diçka që nuk duhej ta bënte. Ishte një ndeshje e hapur, sapo kisha bërë ndryshimet. Ishte një reagim shumë i butë i preku pulpën, por qendron sipas rregullores”.

Sa i përket ndeshjes, tekniku nuk e bën dramë: “Ne kthehemi në shtëpi me personalitetin me të cilin luajtëm në Bernabeu. Është e qartë se donim të arrinim një rezultat tjetër, por do të na vlejë shumë për eksperienca e ardhshme. Në nivelin e lojës e zhvilluam mirë. Kemi krijuar shumë situata, defekti i vetëm është se e mbyllëm pjesën e parë në 1-0. Gjithashtu, në pjesën e dytë u futëm mirë në fushë, ishte ndeshja e gjashtë radhazi, disa lojtarë i kishim pak të lodhur, por për përfaqësimin kam pak për të thënë. Në ndeshjet me Real bëmë mirë në të dyja, por i humbëm. Natyrisht që duhet të bëjmë diçka më shumë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *