• |
ide | kryesore

Kim Kardashian falënderon Kanye West për çmimin ‘Ikona e Modës’

-Instant, Paparazzi, Slider



Me një markë miliarda dollarësh në emrin e saj dhe stil të veçantë, nuk është për t’u habitur që Kim Kardashian rrëmbeu çmimin e ‘Ikonës së Modës’ në People’s Coice Awards, të martën më 7 dhjetor.

Themeluesja e “Skims” e cila kishte të veshur një kostum të zi Balenciaga shfrytëzoi rastin të falënderojë ish-bashkëshortin e saj, Kanye West, për suksesin e saj në fushën e modës. “Sinqerisht jam shumë e përulur që jam këtu. Fillova si organizatore dollapësh dhe stiliste, kështu që fakti që po fitoj çmimin e ikonave të modës është një moment i rëndësishëm për mua”, tha ajo pas pranimit të çmimit nga Tracee Ellis Ross.

“Jam e përulur çdo ditë që dizajnerët janë të gatshëm të punojnë me mua. Kishte një kohë kur ata nuk ishin. Faleminderit Zac Posen që më çoi në çmimet e mia të para CFDA dhe shumë stilistë të mrekullueshëm, si Ricardo [Tisci] dhe Olivier [Rousteing] që besuan vërtet në mua. Epo, [ata] me siguri kanë marrë një telefonatë nga Kanye”. Ajo vazhdoi: “Pra, faleminderit Kanye, madje që më prezantoi vërtet me botën e modës. Unë rashë në dashuri me modën. Kjo është një ëndërr që unë mund të zgjohem dhe të vesh këto rroba të mrekullueshme dhe të provoj gjëra të reja, të rrezikoj. Jam shumë e përulur”.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *