• |
ide | kryesore

“Nuk kam bërë asgjë, ai është i çmendur”: përgjimet e vajzës së Ferreros fundosin presidentin e Sampdorias

-Instant, Sport



Fillojnë të bëhen të ditura përgjimet për çështjen Ferrero. Vajza e presidentit të Sampdorias, Vanessa, në një telefonatë me ish-punonjësin e Eleven Finance srl, Dario Lemma, duke folur për të atin, thotë: “Nuk kam bërë asnjë gjë nga 16 kallëzimet penale që kam! Ai nuk është mirë me mendjen, ka dalë nga ‘fiqiri’. Unë dua të dal nga ky batak. Në vend që të thotë ‘e dashur më fal që të vura në këtë situatë m**i, me rrezik burgun, kur problemet janë të miat jo të tuat, më fal bijë e dashur’ , kështu duhet të sillet. Unë nuk kam as para për shpenzimet”. Ndërkohë, marrja në pyetje për garancinë e Ferreros është caktuar të enjten.

Kontabilisti Gianluca Vidal, duke folur me një bashkëbisedues në telefon, thotë: “Dje po grindesha me Massimon se më tha ‘jo, duhet t’i marr këto para këtu, këto këtu etj., këto e ato të tjerat jo sepse me këto unë dua të riblihem permes Taramellit! Dua të them, a je budalla? Është një shtëpi që vlen, kur rregullohet vlen katër milionë! I thashë: më fal Massimo po më bërë gati të qesh! Ti ke 200 milionë borxhe! Nuk e di si do të dalësh prej tyre”. Dhe përsëri, në një bisedë tjetër: “Dmth është bërë aq shumë m … brenda këtyre kompanive, sa është vërtet shqetësuese se si janë menaxhuar ato”. “Ahaha! Tani e kuptoj pse ai po përpiqet t’i marrë paratë nga Sampdoria! Ok!”, thotë ai në një bisedë tjetër me një tjetër bashkëbisedues, duke folur për transaksionet e ndryshme financiare, që po realizonin kompanitë e “Grupit Ferrero”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *