• |
ide | kryesore

Presidenti i Sampdorias, ironi nga burgu: “Po të doja të ikja e bëja në Pekin Express”

-Instant, Sport



Massimo Ferrero, i arrestuar për krime korporative dhe falimentim pas hetimit të hapur nga Prokurori Publik i Paolës për falimentimin e katër kompanive në Kalabri, shfryn nervat nga burgu duke u ankuar me ironi për vendimin për ta lënë pas hekurave. “Nuk më dërguan në arrest shtëpiak sepse besonin se kjo nuk ishte një masë e përshtatshme. Nëse do të doja, mund të më humbisja gjurmët kur xhiroja episodet e Pekin Express”, janë fjalët e ish-presidentit dorian të raportuara nga Il Secolo XIX.

Ish-presidenti i Sampdorias (dha dorëheqjen pas fillimit të hetimeve) vazhdon: “Nëse kam pas shpine Digos që më ndjek prej kohësh dhe më vënë byzylykun elektronik në arrest shtëpie, si mund të ikja? Thonë se mund të ikja: është një çmenduri, ku mund të shkoja?”. Ferrero, i cili ka një eskortë private, në fakt është vënë nën ‘mbikëqyrje të përkushtuar’ pas lëvizjeve të bëra në Genova për rreth dy vjet, kur u shkatërrua shitja e klubit te grupi i drejtuar nga Gianluca Vialli dhe mori kërcënime për jetën. Kështu, mbajtja në burg është marrë jo për shkak të rrezikut të arratisjes, por sepse ekziston “një rrezik konkret dhe shumë serioz për kryerjen e krimeve të ngjashme me ato për të cilat procedohet”. Praktikisht, arrestimi erdhi nga frika se i dyshuari mund ta përsëriste krimin nëse lihej i lirë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *