• |
ide | kryesore

Si mund të jetë Ballkani pa amerikanët?

-Instant, Blog



“Me deklaratat e tij të fundit, ku ai e përcakton bashkimin e Shqipërisë me Kosovën në Shqipërinë e Madhe si synimin kryesor të karrierës së tij politike, kryeministri shqiptar Edi Rama ka hapur kapakun e Kutisë së Pandorës të “Ideve të Mëdha” e të rrezikshme ballkanike.

Reagimi i një “të madhi” tjetër në Ballkan, Beogradit, ishte shumë i shpejtë. Ministri i Brendshëm serb, Aleksandar Vulin, thotë se bashkimi serb është “e vetmja pengesë për një Shqipëri të Madhe”.

Dhe pas Beogradit ishte Kremlini, ai që i “tregoi dhëmbët” Ramës dhe Perëndimit duke përshëndetur “nismat humanitare të Beogradit për popullin serb”, pra idenë e “Serbisë së Madhe”. Siç thonë shpeshherë serbët:”Ju nuk mund t’ua ndaloni serbëve, atë që u lejoni shqiptarëve”. Sipas kësaj logjike, ata që heshtin ndaj deklaratave të Ramës për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”, duhet të heshtin kur ne serbët flasim për “botën serbe”.

Shqiptarët dhe serbët i kanë testuar “ujërat” gjatë çdo rasti që kanë pasur në dorë kohët e fundit, duke pritur me padurim riorganizimin e ardhshme të kufijve ballkanikë, përmes të cilëve do të arrijnë integrimin e tyre kombëtar të shumëdëshiruar, nëpërmjet integrimit në një lloj shtëpie të përbashkët kombëtare të vëllezërve të tyre etnikë që kanë mbetur “të bllokuar” në shtetet fqinje, pasi dolën nga Luftërat e përgjakshme Jugosllave, dhe nga shembja e bllokut komunist lindor.

Nacionalizmi bullgar nuk është shumë prapa tyre, duke ringjallur pretendimet historike kundër Maqedonisë së Veriut. Kroacia po pret shansin të zgjerohet në rastin e riorganizimit të kufijve, me synimin për të rrëmbyer disa territore nga Bosnje Hercegovina.

Nuk është hera e parë që Edi Rama flet për një bashkim të shqiptarëve, siç kanë folurgjithmonë paraardhësit e tij në Tiranë dhe Prishtinë. As irredentizmi serb nuk i ka braktisur ëndrrat e tij për dominim mbi sllavët e Ballkanit, dhe as nacionalizmi bullgar nuk ka reshtur asnjëherë së ëndërruari për një Traktat të ri të Shën Stefanit (i nënshkruar në vitin 1878 midis Perandorive Ruse dhe Osmane, dhe që parashikonte një Bullgari shumë më të madhe sesakufijtë e saj aktualë).

Idetë e irredentizmit kanë ekzistuar gjithmonë në Ballkan, duke dalë në sipërfaqe sa herë që e lejojnë rrethanat historike dhe ato gjeopolitike. Ne do të donim të besonim se me fundin e Luftërave Jugosllave, kur kombet masakruan njëri-tjetrin për të krijuar shtetet e tyre dhe u përballën me ndërhyrje nga jashtë, edhe nacionalizmi është zbutur.

Heqja graduale e kufijve përmes integrimit të premtuar në Bashkimin Evropian, ishte pjesë e strategjisë së Perëndimit për të konsoliduar paqen dhe stabilitetin në rajon dhe për të krijuar një zonë të sigurt ndikimi në korridorin tokësor nga Adriatik në Detin e Zi.

Por “prushi” i nacionalizmit digjet ende nën sipërfaqe, dhe përdoret herë pas here nga lojtarë të fuqishëm ose nga ata “dashakeqë”, siç u shpreh së fundmi presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski në një intervistë për “Kathimerini”,për të çuar përpara interesat e tyre.

A mos po i ndjejnë “kryepriftërinjtë” e irredentizmit ballkanik, problemet që po vijnë, prandajpo nxitojnë të zbatojnë axhendën e tyre?Shumë analistë e shohin të afërt rrezikun e rrënimit të gjithë statuskuosë së pasluftës në rajon, e cila do të sillte pasoja të tmerrshme.

Ish-ambasadori i SHBA-së në Beograd, Ëilliam Montgomery (ai që udhëhoqi fushatën për rrëzimin e Slobodan Milosevic në vitin 2000), shprehu për televizionin shtetëror kroat kohët e fundmi frikën e tij se në Ballkan mund të shpërthejnë konflikte të reja, sepse siç tha ai, asnjë nga problemet nuk është zgjidhur, duke paralajmëruar se zona nuk është më njëprioritet për politikën e jashtme amerikane.

Ky fakt, zbehja graduale e interesit të SHBA-së në rajon, në emër të prioriteteve të tjera gjeopolitike – Paqësorit, Kinës, dhe Azisë Lindore në përgjithësi – është shumë drithërues.

Ishin amerikanët ata që imponuan hartën ballkanike të pasluftës civile, dhe po ata mbeten garantuesit e marrëveshjeve që mbështesin paqen dhe stabilitetin aktual në rajon.

I pëlqen apo jo dikujt, SHBA-ja është fuqia dominuese në rajon, dhe mungesa e saj do të krijojë një boshllëk të rrezikshëm pushteti, që do të çlirojë forcat centrifugale nacionaliste dhe irredentiste, që janë mjaftueshëm të fuqishme për ta zhytur në kaos rajonin.

Diplomatët dhe politikanët po përpiqen me ankth të imagjinojnë të nesërmen e Ballkanit, pa dorën e fuqishme të SHBA-së që garanton paqen, stabilitetin dhe ruan aleancat gjeopolitike. Deri vonë, përgjigja mund të ishte:Amerikanët po largohen, por po vijnëfrancezët, gjermanët dhe Bashkimi Evropian.

Por, kjo parullë nuk vlen më. Shoqëritë e Ballkanit Perëndimor duket se e kanë humbur besimin tek Evropa. Fuqitë e Bashkimit Evropian po angazhohen secila në lojën e tyre tëfshehtë, për të çuar përpara interesat e tyre shtetërore dhe ekonomike.

Mosgatishmëria e Brukselit për të çuar përpara procesin e anëtarësimit të kandidatëve, e ka përhapur zhgënjimin tek njerëzit, të cilët ndjejnë se evropianët po i mashtrojnë. Si udhëheqësit pro-evropianë, ashtu edhe qytetarëve i është sosur durimi.

Në një rast, presidenti francez Emmanuel Macron bllokoi negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, që të bënte pazare me Berlinin. Në një rast tjetër, Greqia ose Bullgaria i ndaluan ato për shkak të konflikteve historike.

Edhe kancelarja gjermane në largim, Angela Merkel, që e kishte trumbetuar aq shumë strategjinë e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE, i dha një goditje pas shpine në samitin e fundit BE-Ballkani Perëndimor në Lubjanë, duke e bllokuar propozimin e presidencës sllovene për të përcaktuar vitin 2030, si një datë për përfundimin e negociatave të anëtarësimit.

Tani në vendet e Ballkanit Perëndimor, dominon besimi se “ata nuk na duan”. “Shtetet e Bashkuara nuk janë aq të pranishme në rajon, ato kanë prioritete të tjera globale, dhe evropianët janë shumë rrallë të bashkuar për shumë çështje. Perspektiva evropiane po e humbet joshjen e saj, dhe gjithnjë e më shumë njerëz në zonë po kërkojnë alternativa të tjera”- paralajmëroi Pendarovski, duke aluduar për propozimin rus që po përhapet në Ballkan, për t’u anëtarësuar në Unionin Euroaziatik, të drejtuar nga Moska.

Nën një atmosferë ankthi për të nesërmen në një Ballkan pa amerikanët, po shtohen zërat për një hartë të re kufitare, për të ndihmuar në zgjidhjen njëherë e mirë të 3 çështjeve historike “të nxehta” të rajonit (atyre shqiptare, maqedonase dhe serbe).

Nuk është rastësi që një dokument jo–zyrtar, që i atribuohet kryeministrit slloven Janez Jansha, qarkulloi plot bujë pranverën e këtij viti në qarqet diplomatike dhe mediat në Ballkanin Perëndimor. Një ndër propozimet e tij ishte “ndarja paqësore” e Bosnjes, me Kroacinë dhe Serbinë që do të aneksonin territore etnikisht homogjene, bashkimin e Shqipërisë me Kosovës, dhe autonomi për Kosovën Veriore të kontrolluar nga serbët.

“Ndryshimi i kufijve do të hapte kutinë e Pandorës”- tha përfaqësuesi i lartë i atëhershëm për Bosnjën, Valentin Inzko. Po pse është i frikshëm një shkëmbim i ri territorial dhe i popullsisënë Ballkan? E vërteta është se ka shumë vatra konflikti të gatshme të shpërthejnë sërish, sidomos në dy shtete, Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë, të cilat mbeten të paqëndrueshme, Bosnja më shumë se Kosova.

“Pse të mos bëhet një “transferim paqësor” mes dy qendrave metropolitane, Beogradit dhe Tiranës, dhe të zgjidhet njëherë e mirë çështja serbe dhe ajo shqiptare, duke zbutur nacionalizmin, thotë disa. Së pari, përgjigjen ata që tmerrohen nga kjo perspektivë, sepse përzierja etnike midis popullsive ballkanike, veçanërisht në ish-Jugosllavi, është e tillë që një ndarje është e pamundur, përveç nëse imponohet nga dhuna, siç ndodhi në luftërat jugosllave të viteve 1990, gjë që do të thotë më shumë konflikte dhe më shumë gjakderdhje.

Së dyti, le të supozojmë se shqiptarët dhe serbët do të arrijnë në njëfarë mënyre një marrëveshje. Cili do të jetë rezultati? Serbët do marrin territore nga Bosnja, Kroacia, Kosova dhe Mali i Zi dhe të krijojnë një “Serbi të Madhe”. Homologia e saj do të ishte një “Shqipëri e Madhe”, duke e bashkuar “shtetin amë” me pjesën tjetër të Kosovës, krahinat perëndimore të Maqedonisë së Veriut (Tetova), me pjesë nga Mali i Zi dhe Shqipëria e Jugut dhe natyrisht, Çamëria, një rajon që shtrihet pothuajse tërësisht brenda rajonit grek të Epirit.

Në kundërpërgjigje, Bullgaria do të pretendojë pjesën tjetër të Maqedonisë së Veriut, Kroacia do të pretendojë Hercegovinën, dhe do të kemi në Ballkan 2 shtete të zgjeruara, dhe ekuilibri i fuqisë, ku aktualisht nuk dominon asnjë fuqi, do të prishej.

A do të tolerojnë Greqia dhe Turqia rritjen e fqinjëve përreth tyre, apo në rastin e Greqisë, në kurriz të saj? A do të lejojnë interesat evropiane, amerikane dhe ruse një realitet të ri gjeopolitik në Ballkan? Në këtë rast do të hapeshin “dyert e ferrit”, dhe kjo është arsyeja pse njerëzit janë të frikësuar nga perspektiva e tërheqjes së SHBA-së nga rajoni.

Stavros Tzimas/Kathimerini



11 Comments

      1. Fakti qe Flas Shqip eshtemerita e Rilindasve. Fakti qe u beme shtet dhe krenar eshte merita e Enver Hoxhes.
        Fakti po shkaterrohemi si nga ekonomia dhe kultura eshte merita e ambasades Amerikane qe organizon dhe parada gay. Amerika njeh vetem Lek, lufte dhe gjak sepse eshte vend zionist cifut. Ta i shko ha byrekun me gjize te rilindjes o pjelle e LGBT

        1. Me vjen mire qe fole dhe tregove qe je me idiot se talebanet. Kundershtare si ti paste USA se i shtyp si morrat qe ke ne koke..

          1. Morrat i ka pidhi i mamit tend qe i mori kur punonte te semafori ndersa ty te ka zene Sida kur qiheshe ne bythe neper shkurre.

          2. kur ngritet koken edhe juve, mos ngelte njeri, qelbni era nga pislliku e pederastike e keni normale neper cepa..pisa. Ndot qe kur ju sheh..

  1. Talibaneve tu hash karin ti zarbe e LGBT dhe gabim i natyres. Talibanet jane simboli i luftetareve te Lirise kunder pjellave sataniste cifute te degjeneruar perendimore. Usa te ha karin se spo e rruan me njeri karin per nje shtet te Kthyer ne Afrike ku komandohet nga nje oresident qe vesh bebekina dhe nuk mban mend as emrin e vet, Filo meso Rusisht dhe Kinesce o bythqir se Amerikes i iku koha

    1. b ytha siper e koke poshte o taleban i vdekur urie..gjithe bota ju urren, e as turpi nuk juu ze. Mbetet rrugeve te botes duke u lutur per koren e bukes , njerez mizerje.. Cfare ndytesie mban kjo toke..Grate e shtepise kot qe i mbulon, rruget moren..po te mira i ke ama, goxha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *