• |
ide | kryesore

Travis Scott mohon përgjegjësinë për tragjedinë në festivalin “Astroworld”

-Instant, Paparazzi, Slider



Mediat e huaja kanë raportuar se reperi Travis Scott  ka mohuar akuzat në paditë e ngritura kundër tij për tragjedinë e Festivalit “Astroworld”.

Sipas dokumenteve të marra nga CNN ,më shumë se 140 padi janë ngritur në tragjedinë që la të vdekur 10 persona. Shumica pretendojnë se të pandehurit ishin neglizhues dhe u përpoqën të fitonin shuma të mëdha parash nga koncerti.Një zëdhënës i Travis Scott i dha CNN dokumentet “përgjigje” të dorëzuara të hënën në emër të reperit dhe shtëpisë së tij diskografike, Cactus Jack Records, në përgjigje të pretendimeve në gjashtë padi. Në dokumentat e gjykatës thuhej se të pandehurit në përgjithësi i mohojnë pretendimet e parashtruara, të cilat kërkonin rrëzimin e kërkesave me paragjykim, që do të thotë se ato nuk mund të sillen përsëri në gjykatë.Scott ka shprehur trishtim për ngjarjen, ka siguruar rimbursime të plota për të gjithë blerësit e biletave si dhe ka ofruar të mbulojë shpenzimet e funeralit për ata që vdiqën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *