• |
ide | kryesore

Tushe çon në ‘Kushtetuese’ vendimin e Ramës për shkarkimin e tij si kryebashkiak

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nga qelia, Fatos Tushe ka kërkuar në Gjykatën Kushtetuese shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij nga detyra e kryebashkiakut i të Lushnjes.

Tushe u arrestua me 6 korrik bashkë me ish-vartësit e tij për akuzën shpërdorimit të detyrës dhe do të vijojë të qëndrojë në burg pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit ka rrëzuar për të katërtën herë kërkesën e tij për liri.

Arrestimi i Tushes u bë lidhur me një tender me vlerë rreth 23 mln lekë për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj. Ish kryebashkiaku edhe më herët, ka kërkuar ndryshim të masës, teksa para Gjykatës ka mohuar akuzat, duke pretenduar pafajësi. Nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme, rezulton Fatos Tushe ka shpërdoruar detyrën në tre raste.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *