• |
ide | kryesore

U sanksionua nga SHBA, kush është Veselinoviç që drejton grupin kriminal në veri të Kosovës dhe fijet që e lidhin me Vuçiç

Arkiva, Lajme, Të fundit



Zvonko Veselinovic, i cili është sankionsuar ditën e sotme nga Departamenti Amerikan i Shtetit, njihet si kriminel në disa fusha si dhe biznesmen, i cili ka lidhje dhe me Presidentin Aleksandër Vuçiç. Edhe pse Vuçiç e mohon këtë gjë, kompanive që drejtohen nga Veselinovic u ka dhënë disa tendera. Sipas mediave serbe Veselinovic ka financuar disa nga fushatat elektorale të Partisë së drejtuar nga Vuçiç. Por sëfundmi ai ishte i pari i listës prej 16 emrash, të cilët u sanksionuan nga SHBA.

Biznesmen kontrovers, kriminel, organizator i barrikadave dhe mjeshtër i veriut të Kosovës…- kështu njihet në publik Zvonko Veselinoviç, i cili u sanksionua ditën e sotme nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Ai në disa raste është arrestuar, gjykuar për krime të ndryshme dhe Prishtina dyshon se është një nga krerët e grupit kriminal përgjegjës për vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviç.

Vrasja dhe arrestimi i Ivanoviçit

Veselinoviç përmendet në aktakuzën e Prokurorisë Speciale në Prishtinë për përfshirje në vrasjen e Oliver Ivanoviçit. Së bashku me Milan Radoiçiçin, ai u shënua si lider i grupit kriminal përgjegjës për vrasjen e Ivanoviçit.

Zvonko Veselinoviç është arrestuar në disa raste për krime të ndryshme. Për herë të parë ka ndodhur në vitin 2003, në rrugën Rashkë – Kralevë, kur u ndalua me tre persona të tjerë. Në makinë u gjetën 3 kilogramë e 190 gramë heroinë, ndërsa vlera e drogës arrinte në 150 mijë euro.

Në gusht të vitit 2004, Veselinoviç u ndalua me akuzën për pjesëmarrje në vrasjen e Slavisha Maksimoviçit, dhe para fundit të vitit 2005, ai u arrestua në qendër të Mitrovicës Veriore të Kosovës për vjedhje të një makine.

Gjatë verës dhe vjeshtës së vitit 2011, serbët nga veriu i Kosovës ngritën barrikada në vendkalimet administrative Jarinje dhe Bërnjak me qëllim që të pengojnë EULEX-in që të transportojë doganierët shqiptarë në ato vendkalime. Ka pasur disa përplasje me policinë, ndërsa gjatë një prej incidenteve ka mbetur i vrarë një pjesëtar i Policisë Speciale të Kosovës. Komandanti i KFOR-it Erhard Dreës identifikoi Zvonko Veselinovic dhe vëllain e tij Zarko si organizatorë të incidenteve të barrikadës.

Veselinoviç gjithashtu përmendet edhe në Librin e Bardhë mbi Krimin e Organizuar të vitit 2001 si organizator i një grupi që merret me vjedhje të rënda, konfiskim të automjeteve, zhvatje dhe falsifikim dokumentesh në Mitrovicë të Kosovës.

Në dhjetor të vitit 2011, Veselinoviçi u ndalua së bashku me vëllain e tij në Kopaonik, se ka përvetësuar në mënyrë të paligjshme 32 kamionë në pronësi të kompanisë së lizingut “Hypo Alpe – Adria Leasing” dhe ka marrë së paku 237 milionë dinarë. Veselinoviçin u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Apelit më vonë.

Kompanitë e Veselinoviç dhe Radoiçiç fituan dhjetëra milionë euro

Sidoqoftë, kjo biografi nuk ndikoi në biznesin e tij. Kjo pasi të ardhurat në kompanitë e tij në vitin 2019 kanë arritur në 63 milionë euro.

Veselinoviç së bashku me Radoiçiç janë edhe pronarë të kompanisë “Inkop”, si dhe Granti Peščar, të cilët shpesh janë të angazhuar në ndërtimin e rrugëve në Serbi. Në atë korridor ka qenë e angazhuar edhe kompania “Granit peščar”, nga e cila është blerë material ndërtimor për asfaltimin e disa rrugëve në qendër të Beogradit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *