• |
ide | kryesore

Video/ Skënderbeu mposht Egnatian me dy arbitra: debuton me humbje Ramadani e tani mbijetesë “zien”

-Instant, Sport, Video



Ishte ndeshja absolutisht për të mos u humbur për Egnatian dhe Zekerija Ramadanin në debutimin e tij në pankinën rrogozhinase, e megjithatë Skënderbeu arriti të marrë një fitore shumë të rëndësishme me rezultatin 2-0, duke rihapur cështjen mbijetesë, tani në kuotë të barabartë pikësh me korçarët, 11.

Ndeshja ishte shumë e luftuar, me Egnatian që iu afrua golit me Imerin që goditi traversën me kokë, por skuadra e Memellit nuk ndaloi së besuari dhe me Mensah vuri në provë të vështirë në disa raste prapavijën e rrogozhinasve. Ndeshja u zhbllokua në pjesën e dytë me Mensah që përfitoi nga një top i kthyer në zonë.

Një rast për tu shënuar ishte edhe ai i ndërrimit të arbitrit Hamiti, që pësoi një tërheqje muskulare dhe u zëvendësua nga arbitri i katërt Beqiraj. Edhe kjo lëvizje nuk solli fat për Egnatian, sepse Elvi Berisha i vuri vulën sfidës me një supergol në minutat e fundit. Kjo ishte fitorja e parë pas 3 ndeshjeve për vendasit në kampionat. Me këtë fitore Skënderbeu shkon në vendin e 8 me 11 pikë, po aq sa Egnatia por me golavarazh më të mirë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *