• |
ide | kryesore

Vjedhje nafte në Fier, shoqerohen disa persona në komisariat

-Instant, Lajme, Të fundit



Disa persona janë shoqëruar për verifikim në policinë e Fierit pasi dyshohet se janë përfshirë në një skemë vjedhje të naftës bruto në zonën naftëmbjtëse Visokë-Qafë Kash, nën administrimin e Albpetrol. Dyshimet janë se nafta bruto mund të jetë vjedhur me autobotë, të cilët duhet të pomponin ujë në shtresat e nëntokës, proces teknologjik që kryehet në shtresat e nëntokës. Në vend të pompimit të ujit, autobotët kanë marrë naftë bruto.

Lidhur me këto dyshime drejtuesit e autobotëve, bashkë me mjetet përkatëse janë shoqëruar në mjediset e Drejtorisë së Policisë së Fieri ku do të verifikohet gjithcka dyshohet e do të merren në pyetje personat e përfshirë në këtë proces.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *