• |
ide | kryesore

Votimi në KE për rastin e aktivistit të burgosur, Shqipëria nuk i del dot kundër Erdogan

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës sot ka nisur një proces kundër Turqisë pasi akuzohen për moszbatimin e një vendimi të Gjykatës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, në lidhje me burgosjen e biznesmenit dhe liderit të shoqërisë civile, Osman Kavala, ndryshe do të përballen me sanksione.

Por nëse i hedh një sy listës së vendeve që kanë votuar, vëren se Shqipëria ka abstenuar lidhur me këtë çështje duke u renditur krah shteteve si Rusia, Serbia, Gjeorgjia, Moldavia, Ukraina dhe Rumania. Kundër kanë votuar Azerbajxhani dhe normalisht vetë Turqia.

Edhe pse kemi të bëjmë me një cështje të shkeljes haptazi të të drejtave të njeriut, Shqipëria nën drejtimin e Edi Ramës zgjedh të rreshtohet pro Erdoganit. Osman Kavala akuzohet për financimin e protestave antiqeveritare mbarëkombëtare në vitin 2013 dhe se ka ndihmuar në orkestrimin e një përpjekjeje për grusht shteti tre vjet më vonë. Me këto akuza ai rrezikon një dënim me burgim të përjetshëm pa mundësinë e lirimit me kusht. ©LAPSI.al

 

 



1 Comment

  1. Bejeni Anglisht e plaseni ne Youtube ta shikoje e gjithe bota si i zbaton Shqiperia refortmat e lekut te xhepit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *