• |
ide | kryesore

Vuçiç distancohet nga kreu i grupit kriminal: Partia ime s’ka marrë asnjë dinar nga Veselinoviç, akuzat e SHBA do të hetohen në Serbi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se Partia Progresive Serbe nuk ka marrë asnjëherë dinar nga Zvonko dhe Zharko Veselinoviç, pasi Departamenti Amerikan i Shtetit i ka shënuar ata biznesmenë kontrovers nga veriu i Kosovës dhe persona të lidhur me krimin e organizuar. N1 shkruan se Vuçiç është shprehur autoritetet amerikane i kanë akuzuar vëllezërit Veselinoviç dhe Milan Radoiçiç kryesisht për tregti të paligjshme, ndërkohë që ka shtuar se autoritete serbe do t’i hetojnë të gjitha akuzat.

“Sot kam marrë një raport joformal nga ambasada amerikane, duhet t’i zhgënjej se askush nga Veselinoviçi nuk na dha një dinar. Partia që unë drejtoj ka më shumë se mjaftueshëm fonde falë fondeve shtetërore dhe tarifave të anëtarësimit”, tha Vuçiç.



1 Comment

  1. Te pakten ky thote do i hetoj. Rama tha do i kem gjithmone miq ata qe i shpalli USA non grata, dmth mos i preke kush

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *