• |
ide | kryesore

Aktori i njohur nuk njihet më, humb 91 kilogramë (FOTO)

-Instant, Paparazzi, Slider



John Goodman gjithë jetën e tij luftoi me obizitetin derisa vendosi se ishte koha për t’i dhënë fund.

Dalja e tij të hënën në premierën “The Freak Brothers” habiti të gjithë. Aktori pozoi i lumtur për foto duke treguar se ka humbur 91 kilogramë. 69-vjeçari Goodman filloi të humbiste peshë në vitin 2007, por në vitet e para ai humbi peshë por e rifitoi sërisht.  Kjo zgjati për një kohë të gjatë derisa ai vendosi se duhej të gjente një ritëm më të ngadaltë të dietës, por me rezultate thelbësore dhe të qëndrueshme.

Protagonisti i Flintstones ndaloi së piri dhe punësoi trajnerin e famshëm personal Mackie Shilstone për ta ndihmuar atë të ndryshojë stilin e jetës.  Ai ka treguar se ajo që e ka ndihmuar më shumë ka qenë adoptimi i dietës mesdhetare me shumë peshk, vaj ulliri, perime, arra dhe fruta, ndërkohë që duhet të bëjë patjetër 10 deri në 12 mijë hapa në ditë.

ImageImage



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *