• |
ide | kryesore

Bayern Munich: Kimmich rikthehet në fushë në janar pas Covid-19

Sport



Joshua Kimmich, i cili rezultoi pozitiv me koronavirus një muaj më parë, tashmë është duke u trajtuar për disa probleme me mushkëritë si pasojë e virusit dhe do të rikthehet në fushë vetëm në janar. “Jam i lumtur që izolimi im i shkaktuar nga koronavirusi ka mbaruar. Jam më mirë, por nuk jam në gjendje të stërvitem ende plotësisht për shkak të një infiltrimi të lehtë në mushkëri. Ndaj më duhet të kryej një trajtim rehabilitues”, tha lojtari gjerman.

Mesfushori do të humbasë ndeshjen e Bayern-it në shtëpi kundër Mainz 05 të shtunën, ndeshjen jashtë fushe në Stuttgart më 14 dhjetor dhe ndeshjen e fundit të vitit kundër Wolfsburg-ut në Allianz Arena më 17 dhjetor. Bavarezët, nëse nuk do të ketë komplikime, do të kthehen në fushë më 7 janar për rifillimin e Bundesligës pas pushimit të Krishtlindjes ndaj Borussia Moenchengladbach.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *