• |
ide | kryesore

Deklarata në PD: Eskobar harron Berishën

-Instant, Lajme, Të fundit



Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Gabriel Escobar tha pas takimit me kreun e PD-së Lulzim Basha se kërkon përkushtim të fortë nga institucionet shqiptare kundër korrupsionit.

Zyrtari i lartë amerikan shprehu kënaqësinë për vizitën e tij të parë në Tiranë si dhe për takimin me opozitën, por ndryshe nga çfarë kishin paralajmëruar mediat, ai la krejtësisht në harresë ish-kryeministrin Berisha.

Escobar nuk përmendi asgjë në lidhje me figurën e Berishës, edhe pse ishte ky momenti që pritej më shumë prej audiencës së përgatitur për një qëndrim ndaj ish-kryeministrit.

“Jam shumë i lumtur që ndodhem në Tiranë, është vizita ime e parë në Shqipëri dhe më kanë rezervuar një mikpritje shumë të ngrohtë. Isha gjithashtu i lumtur që kisha mundësi të takohesha me opozitën dhe ata kanë shprehur angazhimin e tyre ndaj NATO-s, integrimit europian dhe luftës ndaj korrupsionit. Jemi gjithashtu të kënaqur që jemi pjesë e kësaj, përfshirë dhe përpjekjet tona të forta kundër korrupsionit, përfshirë sanksionet.
Por për ta kthyer këtë në realitet do të nënkuptoj dhe kërkoj një përkushtim të fortë nga institucionet shqiptare. Pres me kënaqësi të zhvilloj takime të tjera pasdite dhe gjithashtu pres me kënaqësi vijimin e marrëdhënieve me PD, gjithashtu pres me kënaqësi që të takoj zotin Basha në Uashington së shpejti”, tha Escobar.



7 Comments

  1. Sa dosje korupsioni ka mbyllur me procedure i akuzuari per korupsion Lul Basha? I koruptuari nuk ben dot lufte kunder korupsionit, thjesht e thellon ate duke bere teater me fjalet.

  2. Nuk e harroi Berishen, o Lapsi, tha, “…jemi te kenaqur qe jemi pjese e kesaj me perpjekjet tona te forta kunder korrupsionit, perfshi sanksionet…” Sanksionet per Berishen i kishte, jo per Shkullakun apo Bushatin, apo jo? Jini profesioniste dreqi e mor

  3. ju e lexoni si tu doj bytha, per ti dhen icik buk qim pekes. ska pse flet me emer mbiemer , foli disa her per korrupsionin. kush ka vesh degjon. kush nuk ka degju per 30-vjet skan per ti ardh veshet tani.

  4. Ramut kurvi me bushtrrat e tije lulush &co
    vuqiq travesti me kuchkat e veta…
    Dodiku i serpska deri ne moske….
    Keto jane vrimat e korruptuara qe minojne BE dhe USA dhe urrejne demokracine kudo ne bote.
    Merru me lul syleshin se Dr Berishes i hani m….
    Jo escobar
    Por edhe Bonaparti te vije.
    Turp.

  5. Sanksione dhe Non grata eshte dhe Tom Doshi< Vangjush Dako e te tjere prandaj mos aludoni kot o dylbere mavi. Ju i kishit varur shpresat se ai do fliste qesim sic flet Ramazoni juaj i madherishem por ja qe nuk ndodhi. Kur ta merrni vesh ca kurve eshte Karmerika do tju kete mbirte bari siper

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *